By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SPAK operacion të përbashkët me Finlandën me 55 të arrestuar, sekuestrohen rreth 300 kg lëndë narkotike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > SPAK operacion të përbashkët me Finlandën me 55 të arrestuar, sekuestrohen rreth 300 kg lëndë narkotike
Shqipëri

SPAK operacion të përbashkët me Finlandën me 55 të arrestuar, sekuestrohen rreth 300 kg lëndë narkotike

admin
Last updated: 03/06/2025 14:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet finlandeze kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër disa grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani në konferencën për mediet theksoi se “ky hetim përfaqëson jo vetëm një sukses të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe një arritje të rëndësishme për SPAK, pasi shënon krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore ndërmjet SPAK dhe autoriteteve finlandeze”.

Sipas Dumanit “ky bashkëpunim është dëshmi e qartë se krimi i organizuar shqiptarë ka shtrirë aktivitetin e tij dhe në vend nordike përfshire Finlandën, por njëkohësisht ky hetim i përbashkët është tregues i besimit që autoritetet ligjzbatuese nordike i kanë dhënë strukturave tona të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit”.

“Goditëm disa grupe kriminale të cilët janë përgjegjës për shitjen e sasive të konsiderueshme të drogave të llojeve në ndryshme ku përfshihen droga sintetike, kokainë, marijuanë e të tjerë”, shtoi Dumani.

Komisari për Krimin i Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë paraqiti edhe rezultatet e operacionit të përbashkët.

Sipas tij, janë arrestuar 55 persona dhe në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike.

“Rreth dy vite më parë u ndërmor një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë i cili u konkludua me arrestimin e 55 shtetasve. Në kuadër të këtij hetimi u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike e cila kryesisht u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale e lëndës narkotike të sekuestruar në Finlandë rreth 170 ka qenë amfetaminë, 10 kg kokainë, rreth 100 kg marijuanë, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë disa tableta lëndësh narkotike. Nga hetimi i ndërmarrë në Finlandë rezultoi se drejtuesit kryesor të këtij trafikimit të lëndëve narkotike ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria”, tha komisari i Krimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ratifikohet marrëveshja, Yzeiraj: Shqipëria, mbështetje integritetit territorial të Ukrainës
Next Article Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?