By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit në BE
Shqipëri

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit në BE

admin
Last updated: 03/06/2025 14:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme u takuan sot me komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Gjendja aktuale e negociatave të zgjerimit, lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës dhe politika e fqinjësisë së BE-së ishin ndër temat prioritare të programit aktual të punës së Komisionit që eurodeputetët diskutuan me komisioneren Kos.

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, komisionerja për Zgjerimin, deklaroi se Shqipëria po ecën më shpejt se më parë me reformat e integrimit.

Ajo shprehu besimin se Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE deri në vitin 2030.

“Ne kemi një mundësi reale për të pranuar një ose më shumë vende kandidate me të drejta të plota si shtete anëtare të BE-së brenda vitit 2029. Në Shqipëri, ne kemi hapur tashmë 24 kapituj negociatash”, tha Kos.

“Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky vend kandidat e ka kuptuar vrullin e ri për zgjerim duke ndërmarrë reforma më të shpejta se më parë”, shtoi ajo.

“Ne duam që vendet kandidate të jenë pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë. Shteti i së drejtës është i panegociueshëm”, theksoi Kos.

Në Konferencën për Qendrën për Studime Evropiane të mbajtur më 30 maj në Bruksel, Kos theksoi hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociatave brenda qershorit.

“Brenda mandatit tim si komisionere për Zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Me kryeministrin Edi Rama kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë kam këmbëngulur që ky proces të bazohet në meritë, ne kemi rënë dakord për të realizuar më në fund atë “martesë” të Shqipërisë me Evropën”, tha Kos.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK operacion të përbashkët me Finlandën me 55 të arrestuar, sekuestrohen rreth 300 kg lëndë narkotike
Next Article Çepe në Kosovë: Forcimi i rolit të grave në vendimmarrje, aspekt kyç për sigurinë globale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?