By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska Davkova: Ofendues është Rezoluta bullgare për Maqedoninë, pres mbështetje ndaj Rezolutës për gjuhën maqedone dhe identitetin në PE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska Davkova: Ofendues është Rezoluta bullgare për Maqedoninë, pres mbështetje ndaj Rezolutës për gjuhën maqedone dhe identitetin në PE
Maqedoni

Siljanovska Davkova: Ofendues është Rezoluta bullgare për Maqedoninë, pres mbështetje ndaj Rezolutës për gjuhën maqedone dhe identitetin në PE

admin
Last updated: 03/06/2025 16:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Rezoluta për Maqedoninë që e miratoi Parlamenti bullgar është ofendues dhe me të që në fillim pamundësohet ecja e përbashkët përmes dialogut, vlerësoi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Ajo pret që në Parlamentin Evropian (PE) të mbështetet Rezoluta e cila garanton identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Në të kundërtën, siç theksoi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kjo do të fliste shumë keq për kapacitetin demokratik të PE-së.

Siljanovska Davkova ende nuk mund të precizojë nëse në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë do të ketë takim me homologun e saj bullgar.

The agreement signed with the United Kingdom is excellent and quite ok, from a geopolitical point of view it is making us a factor in the Balkans and more interesting in the region as well as

“Kjo është edhe një tjetër, tashmë ka pasur disa rezoluta, memorandume dhe të gjithë e referojnë këtë. Kuptohet, është ofenduese të bëhet një gjë e tillë sepse që në fillim e pamundëson ecjen e përbashkët përmes dialogut. Thelbi i Preambulës në Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë është që të ndihmojmë. Mund të ndihmoni dikë me kuptim. Mendoj se kjo nuk është në rregull. Kuptohet, në një shtet tjetër tani do të pasonte një deklaratë e tillë në Parlament, por mendoj se argumentet që ne i kemi paraqitur, edhe pse shumë thonë se nuk kemi bërë asgjë në këtë periudhë, unë po pohoj se nuk ka pasur president, ministër, kryeministër me të cilin kam qëndruar dhe nuk ia kam shpjeguar pozitat tona, por jo përmes prizmit të Kushtetutës sonë, por përmes prizmit të dokumenteve të tyre kushtetuese. Nëse ato nuk respektohen, atëherë nuk mund të jetë Bashkimi Evropian një filozofi, sepse, filozofi siç do të thoshte z.Makron, por edhe studentët e Sorbonës, pa respektimin e parimeve dhe vlerave nuk ka, pa to BE-ja nuk është një bashkësi politike, por është një makineri politike dhe burokratike. Kjo nuk duhet të jetë kështu BE-ja dhe të gjithë duam të jemi në BE sepse është inspiruese, ose sipas akteve, ndërsa sipas veprimeve të saj, sidomos në lidhje me respektimin e këtyre parimeve dhe vlerave”, theksoi presidentja.

Sa i përket Rezolutës e cila garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas, Siljanovska Davkova pret që në Parlamentin Evropian të mbështetet.

Në pyetjen për takim eventual me homologun bullgar në Samitin e NATO-s në Hagë, ajo u përgjigj se nuk mund të tregoj nëse saktësish kjo do të ndodhë. Ajo edhe një herë përsëriti se çështjet kyçe duhet të zgjidhen me konsensus dhe të mos dalim jashtë para se të biem dakord brenda vendit.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DEFENDER Europe 2025, Vjosa Osmani: FSK është krenaria jonë, e ardhmja euroatlantike
Next Article Limani: Janë dhënë 26 grante të reja për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal – kujdesi që arrin në çdo shtëpi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?