By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha mirëpret ambasadorin e Spanjës: Propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha mirëpret ambasadorin e Spanjës: Propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
Shqipëri

Hoxha mirëpret ambasadorin e Spanjës: Propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

admin
Last updated: 03/06/2025 16:07
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura me të cilin bisedoi rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme.

Ministri Hoxha vuri në dukje kontributet e Spanjës në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe Institutit të Policisë Shkencore.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës janë të konsoliduara dhe ndërtohen mbi vlera të përbashkëta, me fokus forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave”, shkruan ministri në rrjete sociale pas bisedës.

Në takim u vlerësua intensiteti i shkëmbimit të informacionit, hetimet dhe operacionet e përbashkëta mes strukturave përkatëse të dy vendeve.

Një çështje tjetër, që u pa me interes ishte propozimi për bashkëpunim mes Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës Kombëtare të Policisë së Spanjës, e cila mund të krijojë një urë të re shkëmbimi në fushën e arsimit policor.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hasani vizitë zyrtare në Athinë: Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët
Next Article Autoritetet ende pa përgjigje se ku ndodhet Grubi, Kovaçevski dhe Bajrami!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?