By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Autoritetet ende pa përgjigje se ku ndodhet Grubi, Kovaçevski dhe Bajrami!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Autoritetet ende pa përgjigje se ku ndodhet Grubi, Kovaçevski dhe Bajrami!
MaqedoniTOP LAJM

Autoritetet ende pa përgjigje se ku ndodhet Grubi, Kovaçevski dhe Bajrami!

admin
Last updated: 03/06/2025 16:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Edhe gjashtë muaj pas arratisjes së ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, autoritetet nuk kanë përgjigje se ku ndodhet ai dhe kur do të dalë para drejtësisë. Përveç Grubit, me flet arrest ndërkombëtar në kërkim janë edhe ish-drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski, si dhe ish-drejtori i Lotarisë shtetërore Përparim Bajrami. Ministri i Brendshëm nuk zbuloi nëse dhe çfarë përgjigje janë marrë nga Interpoli në lidhje me arratisjen e tyre.

“Jam i bindur se gjatë specifikimit të të gjitha detajeve në lidhje me individët për të cilët më pyetët nga ndonjë partner ndërkombëtar dhe ndërmarrjes së veprimeve specifike nga Ministria e Brendshme. Publiku do të informohet në kohën e duhur nëse janë ndërmarrë veprime në lidhje me pyetjen tuaj apo jo. Nuk mund të jap asnjë përgjigje tjetër në këtë moment”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Grubi u largua nga vendi me makinë diplomatike dhe u arratis. Autoritetet kompetente i kanë bërë thirrje disa herë që të kthehet, por deri më sot kjo nuk ka ndodhur. Grubi kërkohet për keqpërdorime me tenderët në Lotarinë Shtetërore respektivisht për shkaktimin e dëmit prej disa dhjetëra milionë euro. Ndërkohë, ai përfundoi gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion dhe ryshfet në rast që lidhej me ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov.

Përveç Grubit, për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore kërkohet edhe ish-kreu i këtij institucioni, Përparim Bajrami. Avokati i tij në atë kohë, për Alsat, tha se ai nuk ishte në arrati, por ishte zhvendosur nga vendi.

Megjithatë, deri më sot, publiku nuk e di vendndodhjen e tij dhe autoritetet kompetente janë ende në kërkim të tij. Ekziston edhe një flet arrest ndërkombëtar për Vasko Kovaçevskin- i dyshuari kryesor në rastin “Aditiv” për manipulim të tenderëve për furnizimin e qymyrit për TEC Manastir dhe TEC Osllomej, ai dyshohet për krim në vlerë prej gjashtë milionë e gjysmë euro. Gjykimi në këtë rast filloi javën e kaluar kurse Kovaçevski, i cili është në arrati, do të gjykohet në mungesë. /Alsat/

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha mirëpret ambasadorin e Spanjës: Propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
Next Article Kërçova drejt garës me tre kandidatë shqiptarë! VLEN paralajmëron kandidat, Alili i pavarur, Dehari pret vendimin nga partia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?