By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi votoi nevojën e miratimit të ligjit në procedurë të shkurtuar për shpalljen e hapësirës rreth Kuvendit si zonë të sigurt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi votoi nevojën e miratimit të ligjit në procedurë të shkurtuar për shpalljen e hapësirës rreth Kuvendit si zonë të sigurt
Maqedoni

Kuvendi votoi nevojën e miratimit të ligjit në procedurë të shkurtuar për shpalljen e hapësirës rreth Kuvendit si zonë të sigurt

admin
Last updated: 03/06/2025 18:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Kuvendi para caktimit të rendit të ditës për seancën e 51-të të sotme votoi nevojën për të miratuar disa propozim -ndryshime ligjore me procedurë të shkurtuar, mes të cilave dhe të ligjit për shpalljen e hapësirës rreth Parlamentit për zonë të sigurt.

Deputeti Nikolla Miceski, në sqarimin e propozimit, tha se pas një periudhe të gjatë kohore dhe konsultimeve me grupin e punës, së bashku me të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, me konsensus ranë dakord që kjo zgjidhje ligjore të paraqitet me procedurë të shkurtuar.

“Për shpalljen e ligjit për hapësirën rreth Kuvendit të RMV-së për zonë të sigurtë, me çka rregullohet statusi, sipërfaqen e përgjithshme, kufijtë e tokës, përdorimin, sigurinë, mbikëqyrjen dhe rregullimin e çështjeve pronësore dhe juridike që lidhen me zonën rreth Kuvendit, shpalli për zonë të sigurt, duke marrë parasysh se në të kaluarën, për shkak të atraktivitetit të vetë zonës, pati përpjekje për ta rregulluar atë privatisht, gjegjësisht hyrjen e subjektit privat. Besojmë se kjo zgjidhje ligjore është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi që rregullon zonën e sigurisë së vetë Parlamentit”, deklaroi Miceski, duke theksuar se nuk do të ndalojë tubimet dhe mbajtjen e protestave apo ngjarjeve të ndryshme në bulevardin para Parlamentit.

Deputetët votuan dhe nevojën e miratimit të propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim përmes procedurës së shkurtuar dhe e dorëzuan atë për lexim të mëtutjeshëm, Propozim-ligji për shndërrimin e kërkesës së Republikës së Maqedonisë së Veriut bazuar në detyrimet e paguara ndaj kreditorëve të huaj në një depozitë të përhershme në Shoqërinë aksionare shtetërore për kryerjen e aktiviteteve energjetike, transmetimin e gazit natyror NOMAGAS Shkup, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e krizave dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës.

Kuvendi, pasi përcaktoi rendin e ditës të seancës së 51-të të sotme, si pikë të parë shqyrtoi dhe miratoi vendimin për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisioneve të Kuvendit.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndërpritet seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit ku pritej të diskutohet për ndërtimet pa leje në Çair
Next Article Janë realizuar numër i madh i bisedave telefonike, të presim deri nesër, tha Mickoski për Raportin e PE-së për vendin, për të cilin AFET duhet të prononcohet nesër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?