By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janë realizuar numër i madh i bisedave telefonike, të presim deri nesër, tha Mickoski për Raportin e PE-së për vendin, për të cilin AFET duhet të prononcohet nesër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janë realizuar numër i madh i bisedave telefonike, të presim deri nesër, tha Mickoski për Raportin e PE-së për vendin, për të cilin AFET duhet të prononcohet nesër
Maqedoni

Janë realizuar numër i madh i bisedave telefonike, të presim deri nesër, tha Mickoski për Raportin e PE-së për vendin, për të cilin AFET duhet të prononcohet nesër

admin
Last updated: 03/06/2025 18:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot, lidhur me Propozim-raportin e raportuesit të Paramentit Evropian (PE) për vendin, Tomas Vajc, për të cilin Komisioni i Punëve të Jashtme të PE-së (AFET) duhet të prononcohet nesër, tha se gjatë ditës së djeshme janë realizuar shumë biseda telefonike, por nuk saktësoi nëse ka informata nga partitë binjake të VMRO-DPMNE-së lidhur me votimin e nesërm në kuadër të AFET.

Në prag të votimit të nesërm, Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se dje së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, si dhe përfaqësues tjerë qeveritarë kanë realizuar numër të madh të bisedave me telefon, por, siç tha, “të presim të vijë dita e nesërme”.

“Nuk votohet nesër në Parlamentin Evropian, por nesër kalon në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Gjatë ditës së djeshme realizova numër të madh të bisedave telefonike, ministri i Punëve të Jashtme po ashtu, njerëz tjerë nga Qeveria po ashtu biseduan gjatë ditës, ashtu që të presim të vijë dita e nesërme”, tha Mickoski.

Kjo vjen pas debatit të sotëm në kuadër të AFET, kushtuar zgjerimit të BE-së, gjendja në Ukrainë dhe politika e fqinjësisë së bllokut, ku eurodeputeti Stanisllav Stojanov nga Partia nacionaliste “Vazrazhdane” (Rilindja), potencoi se Bullgaria në vitin 2022 ka qenë ajo që e ka ngritur veton dhe e ka zhbllokuar procesin e aderimit për vendin, duke theksuar se nëse ekzistojnë çështje bilaterale në proceset eurointegruese të vendit, ato janë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Për draft-raportin Vajcit, për të cilin AFET pritet të komentojë nesër, Stojanov tha se ka pasur “rrjedhje të informacionit” gjatë përgatitjes së raportit, pas çka kryeministri Hristijan Mickoski “shprehu pakënaqësi” me disa nga amendamentet e paraqitura në dokument. Stojanov theksoi se eurodeputetët kanë marrë informacion për takime të paparalajmëruara të “hartuesit kryesor të raportit” me autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe për shkelje të rregullave për transparencë të Parlamentit Evropian.

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova, megjithatë, pret që PE të mbështesë Rezolutën që garanton identitetin dhe gjuhën maqedonase, në të kundërtën, siç theksoi sot në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, kjo do të flasë shumë keq për kapacitetin demokratik të PE-së. Sipas presidentes, “Rezoluta për Maqedoninë, të cilën e votoi Parlamenti Bullgar është fyese dhe me të, përparimi i përbashkët përmes dialogut fillimisht bëhet i pamundur”.

Në Draft-raportin për Maqedoninë nga raportuesi i PE-së për vendin, Vajc, ka disa udhëzime për njohjen e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas, për çka ai javën e kaluar në intervistë për “360 gradë” tha se po sulmohet nga eurodeputetët bullgarë, por, sipas tij, “nuk ka dyshim se maqedonasit janë maqedonas dhe se gjuha maqedonase është maqedonase”.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi votoi nevojën e miratimit të ligjit në procedurë të shkurtuar për shpalljen e hapësirës rreth Kuvendit si zonë të sigurt
Next Article Projekti i rrugës Tetovë – Prizren, mbahet takimi i parë i grupit punues

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?