By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Martesa për letra i kushton shtrenjtë një të riu shqiptar në SHBA – Zbulohet skema mashtruese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Martesa për letra i kushton shtrenjtë një të riu shqiptar në SHBA – Zbulohet skema mashtruese
Shqipëri

Martesa për letra i kushton shtrenjtë një të riu shqiptar në SHBA – Zbulohet skema mashtruese

admin
Last updated: 03/06/2025 23:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një 25-vjeçar shqiptar është vënë nën akuzë nga autoritetet federale amerikane pasi u zbulua se ishte përfshirë në një martesë të rreme me qëllim përfitimin e dokumenteve të qëndrimit në SHBA.

I riu, Elvis Harizaj, kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara me vizë studenti, por më pas ishte martuar me 27-vjeçaren Natasha Flores, shtetase amerikane nga Newark, në vitin 2021, në përpjekje për të legalizuar qëndrimin e tij përmes martesës.

Sipas autoriteteve, dyshimet lindën pas një hetimi të nisur nga shërbimet e emigracionit dhe sigurisë, të cilat konstatuan mospërputhje të mëdha në deklaratat e dy të martuarve. Harizaj dhe Flores u morën në pyetje veçmas dhe hetuesit vunë re se përgjigjet e tyre lidhur me jetën bashkëshortore nuk përputheshin në shumë raste.

Hetimi zbuloi se çifti nuk jetonte bashkë dhe se Natasha Flores kishte qenë e martuar më parë me një shtetas brazilian, për të cilin gjithashtu dyshohet se kishte përdorur të njëjtën skemë. Edhe pse ajo mohoi gjithçka, faktet e mbledhura sugjeruan të kundërtën.

Të dy personat janë tashmë të akuzuar për mashtrim dhe keqpërdorim të ligjeve të emigracionit. Harizaj ka pranuar pjesëmarrjen në skemë, ndërsa për Flores, nëse shpallet fajtore, rrezikon deri në 5 vite burg dhe një gjobë deri në 250 mijë dollarë.

Rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale, pasi vjen në një periudhë kur autoritetet amerikane kanë intensifikuar kontrollet ndaj martesave të dyshimta, si pjesë e luftës kundër emigracionit të paligjshëm dhe mashtrimeve me dokumentacion.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Samiti i NATO në Hagë/ Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump, edhe Zelensky i pranishëm
Next Article Lama: Nëse Kurti e respekton Saranda Bogujevcin, pse nuk e propozon për kryetare të Kuvendit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?