By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A do “bie në ujë” rasti “Organizatorët e 27 Prillit”?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > A do “bie në ujë” rasti “Organizatorët e 27 Prillit”?
Maqedoni

A do “bie në ujë” rasti “Organizatorët e 27 Prillit”?

admin
Last updated: 19/01/2025 16:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 janar – Brenda pak ditësh do të dihet nëse rasti i njohur në opinion si “Organizatorët e 27 prillit” do të bjerë dhe tre nga katër të pandehurit do të amnistohen plotësisht nga përgjegjësia. Mbrojtja kërkon prej kohësh që ndaj tyre të zbatohet Ligji për Amnisti nga viti 2018, ndërsa muajin e kaluar prokuroria ka dorëzuar mendim pozitiv në gjykatë. Më 23 janar, fjalën përfundimtare do ta japë Gjykata Penale e Shkupit, në krye me gjykatësin Ilija Tërpkov, dhe nëse kjo ndodh, do të thotë se të akuzuarit Mile Janakieski, Spiro Risteski dhe Trajko Veljanoski do të lirohen nga çdo akuzë.

Ligji për Amnisti parasheh përjashtim për të pandehurin Vlladimir Atanasovski, ish-drejtor i DSK-së, për të cilin amnistia nuk do të vlejë. Dështimi eventual i këtij rasti për LSDM-në është dëshmi se gjyqësori është i partizuar, kritika kanë ardhur edhe nga BDI-ja, ndërsa kryeministri Mickoski ka refuzuar të komentojë vendimet e gjykatave.

“Ky është vendim gjyqësor, nuk kam çfarë të shtoj, asgjë për të komentuar, mos harroni se si gjatë seancës ashtu edhe gjatë inspektimit ka pasur deklarata kontradiktore nga shumica e pjesëmarrësve në këtë proces”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Rasti “Organizatorët e 27 prillit”, i cili ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut, ka të bëjë me akuzat për rrezikim terrorist të rendit kushtetues kundër ish-ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, kundër ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, si dhe kundër ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski. Në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin ish-kryetari i Kuvendit Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burgim, ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski u dënuan me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa ish-drejtori i DSK-së Atanasovski është dënuar me gjashtë vjet burg dhe lënda është kthyer në rigjykim.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga Shkupi, kandidate për deputete në Kosovë
Next Article Haradinaj në SHBA, takon të përzgjedhurin e Trump për ambasador në NATO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?