By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A mund të ketë ngjashmëri rasti i Pal Lekajt me Artan Grubin për “Bechtel Enka”?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > A mund të ketë ngjashmëri rasti i Pal Lekajt me Artan Grubin për “Bechtel Enka”?
Maqedoni

A mund të ketë ngjashmëri rasti i Pal Lekajt me Artan Grubin për “Bechtel Enka”?

admin
Last updated: 02/02/2024 14:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që janë pjesë e koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshim”, sot kanë ngritur dyshime për manipulim në tenderët dhe marrëveshjen për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D, të cilat do t’i ndërtojë kompania “Bechtel Enka”.
Nga LEN thonë se mund të ketë ngjashmëri me rastin e Pal Lekajt dhe Artan Grubit, i cili është koordinator për projektet e korridoreve 8 dhe 10-D. Partitë opozitare shqiptare thonë se vetë fakti që marrëveshja për ndërtimin e korridoreve, e cila kushton mbi 1.3 miliardë euro u shpall si marrëveshje sekrete në mes Qeverisë dhe kompanisë “Bechtel Enka”, ngjall dyshime në opinion për keqpërdorime të mundshme. Ata rikujtuan se ditë më parë në Kosovë u dënua me burg deputeti Pal Lekaj, i cili ka qenë ministër i infrastrukturës.

“Arsyeja e dënimit është pagesa prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Por a mund të ketë ngjashmëri me rastin e Pal Lekajt dhe Artan Grubit. Fatkeqësisht dyshimet në opinion janë tepër të mëdha. Por dyshimet për manipulime eventuale të Artan Grubit forcohen me faktin që ai përmes minsitrave të tij në Qeveri, e shpalli veten koordinator për ndërtimin e Korridoreve”, deklaroi Daut Memish inga koalicioni LEN.

Dyshime ngriti edhe Komisioni për Anti-Korrupsion i cili tha se marrëveshjen nuk e kanë pranuar të plotë dhe me mungesën e anekseve të nënshkruara. “Dhe imagjinoni po bëhen gati një vit prej kur është nënshkruar marrëveshja me Bechtel Enka dhe deri më tani nuk është ndërtuar asnjë metër autostradë. Ndërsa prej në prill të vitit të kaluar e deri më tani Qeveria i ka paguar Behtel Enkës 235 milion euro, për 0 metra autostradë. Tani duhet që Qeveria të dalë dhe të tregojë se për çfarë janë paguar ata 235 milion euro ndaj “Bechtel-Enka”, sa marrëveshje të fshehura ka nënshkruar Artan Grubi dhe ku përfundojnë këto para. Pasi ende nuk është ndërtuar asgjë, mos vallë po vazhdon të pasurohet SORAVIA, EUROVIA dhe LLOTARIA!”, shtoi Memishi.

Ai i kërkoi kryeministrit Talat Xhaferi që nëse nuk frikësohet nga Artan Grubi, ta publikojë marrëveshjen e plotë për ndërtimin e Korridorit 8.
“Edhe mbi 1 miliadrë euro për ndërtimin e autostradës do të paguhen nga xhepi i qytetarëve dhe ata duhet ta dijnë se ku investohen paratë e tyre dhe në xhepat e kujt përfundojnë! A në qoftëse ka Talati ka frikë e kuptojmë, le të heshtë se mos ndoshta Artan Grubi e ndërron prej pozitës së kryeministrit teknik. Por një gjë është e sigurt! Derisa janë paguar qindra miliona euro e nuk është ndërtuar asnjë metër autostradë, në çdo rrugë e rrugicë lulëzojnë kazinotë dhe bastoret”, tha më tej përfaqësuesi i LEN, Daut Memishi.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Australia e rregulloi përfundimisht problemin e parkingut
Next Article SHA ESM ndau bursa për studentët e Universitetit të Tetovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?