By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?
Teknologji

A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

admin
Last updated: 17/04/2025 08:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

OpenAI thuhet se po zhvillon një rrjet social të vetin, të ngjashëm me X-in (ish-Twitter), sipas burimeve të afërta me situatën. Edhe pse projekti është ende në fazat e hershme, portali The Verge raporton se ekziston një prototip i brendshëm që përfshin një ‘feed social’ të fokusuar në gjenerimin e imazheve përmes ChatGPT-së.

Burimet tregojnë se drejtori i OpenAI, Sam Altman, po kërkon në mënyrë joformale mendime rreth këtij projekti nga njerëz jashtë kompanisë. Ende nuk është e qartë nëse rrjeti social do të prezantohet si aplikacion i veçantë apo do të integrohet në ChatGPT, i cili muajin e kaluar u bë aplikacioni më i shkarkuar në botë.

Krijimi i një rrjeti social brenda ose në lidhje me ChatGPT-në mund të përshkallëzojë më tej konkurrencën tashmë të tensionuar mes Altmanit dhe Elon Muskut.

Në shkurt, pasi Musk bëri një ofertë joformale për të blerë OpenAI për 97.4 miliardë dollarë, Altman u përgjigj “Jo, faleminderit, por ne do ta blejmë Twitter-in për 9.74 miliardë nëse ai do e shesë”.

Hyrja në tregun e rrjeteve sociale do ta fuste gjithashtu OpenAI-n në një përplasje më të drejtpërdrejtë me kompaninë Meta, e cila sipas raportimeve po planifikon të shtojë një feed social në aplikacionin e saj të ri të pavarur me inteligjencë artificiale.

Kur disa muaj më parë qarkulluan informacione se Meta po zhvillonte një aplikacion konkurrues të ChatGPT-së, Altman reagoi në X “Ok, ndoshta do ta bëjmë edhe ne një rrjet social.”

Një aplikacion i tillë do t’i mundësonte gjithashtu OpenAI-së të ketë qasje në të dhëna unike dhe të freskëta në kohë reale – të dhëna që X dhe Meta tashmë i përdorin për të trajnuar modelet e tyre të inteligjencës artificiale.

Modeli Grok i Elon Muskut shfaq përmbajtje nga X në rezultatet e tij (Musk së fundmi ka bashkuar X dhe xAI në një kompani të vetme), ndërsa Meta po e trajnon modelin e saj LLaMA me një bazë të madhe të dhënash nga përdoruesit që zotëron vetë.

You Might Also Like

NASA paralajmëron, një copë e raketës së SpaceX mund të përplaset me Hënën

AI rikrijon një moment të pavdekshëm të futbollit, golin legjendar të Peles

Roboti humb kokën, por vazhdon të luftojë si të mos kishte ndodhur asgjë – pamje

Masa “Kontrolli i bisedës” po kthehet — mesazhet online do të monitorohen masivisht

Zbulohen para lansimit ngjyrat dhe çmimet e Pixel Watch 5

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me diell dhe vranësira
Next Article Sot vazhdimi i seancës konstituive – a do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?