By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AAPSK thellon kontrollin dhe transparencën në administrimin shtetëror të pronave të konfiskuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > AAPSK thellon kontrollin dhe transparencën në administrimin shtetëror të pronave të konfiskuara
Shqipëri

AAPSK thellon kontrollin dhe transparencën në administrimin shtetëror të pronave të konfiskuara

admin
Last updated: 27/06/2025 10:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Administrimi shtetëror i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga drejtësia po jep rezultate gjithnjë e më të prekshme në praktikë, me një rritje të ndjeshme të të ardhurave në muajt e fundit.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), si institucion përgjegjës për menaxhimin e këtyre pasurive, ka intensifikuar përpjekjet për të garantuar transparencë, ligjshmëri dhe efikasitet në funksionimin e subjekteve të vendosura nën administrim shtetëror.

Në një njoftim për shtyp, AAPSK njofton se, po zhvillon paralelisht me inventarizimin e të gjitha pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, të cilat tashmë janë të gjitha të publikuara në faqen zyrtare të institucionit, edhe një procesi verifikimi dhe auditimi të të gjitha shoqërive të sekuestruara ose konfiskuara nën administrim shtetëror.

Një nga këto raste është shoqëria “Ora” sh.a., e cila është konfiskuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme dhe prej vitit 2023 ndodhet nën administrimin e AAPSK. Gjatë kësaj periudhe, Agjencia ka zhvilluar një auditim të thelluar të veprimtarisë së mëparshme të shoqërisë, duke konstatuar shkelje të rëndësishme në administrimin financiar e ligjor nga administratorët e mëparshëm të shoqërisë.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, AAPSK ka referuar rastet pranë SPAK dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm për ndjekjen e mëtejshme të personave përgjegjës. Këto veprime përfaqësojnë një qasje të qartë ndaj ndëshkimit të abuzimit me pasuritë publike dhe vendosjen e standardeve të larta në menaxhimin shtetëror.

Ndërkohë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me vendimet e organeve gjyqësore, Agjencia do të adresojë sipas rastit të gjitha detyrimeve e prapambetura ndaj punonjësve të “Ora” sh.a., përfshirë edhe pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Rritja e të ardhurave nga subjektet nën administrim është tregues i qartë i përmirësimit të performancës dhe eficiencës së strukturave të AAPSK. Kjo konfirmon se pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara mund të kthehen në burime reale vlere për buxhetin e shtetit dhe shoqërinë, kur menaxhohen me përkushtim dhe integritet.

AAPSK mbetet e angazhuar të vijojë misionin e saj në zbatim të ligjit nr. 34/2019, të ndryshuar, duke garantuar që çdo pasuri nën administrim shtetëror të shfrytëzohet në funksion të interesit publik dhe parimeve të llogaridhënies.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erdogan i bën thirrje Trumpit të ndihmojë në sigurimin e paqes në Gaza dhe Ukrainë
Next Article “One Stop Shop” në Tabanoc një lehtësim i vonuar por domethënës për mërgatën!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?