By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti zhvillohet duke u bërë partner i bizneseve, e jo duke i parë me dyshim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti zhvillohet duke u bërë partner i bizneseve, e jo duke i parë me dyshim
Kosovë

Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti zhvillohet duke u bërë partner i bizneseve, e jo duke i parë me dyshim

admin
Last updated: 19/05/2026 16:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani kanë vizituar sot kompaninë përpunuese ASK Foods, të cilën e ka cilësuar si një nga bizneset më të suksesshme përpunuese në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të shtetit me sektorin privat, duke thënë se zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet pa mbështetjen e ndërmarrësve dhe prodhuesve vendorë.

“Sot vizituam një ndër bizneset më të suksesshme përpunuese në vend, ASK Foods”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar qasjet që, sipas tij, e shohin biznesin me mosbesim, duke theksuar se ekonomia e fortë ndërtohet përmes partneritetit me sektorin privat.

“Të mburresh sot se nuk bashkëpunon me ndërmarrës, me prodhues e krijues të vlerës, është të mos e kuptosh fare se si ndërtohet një ekonomi e fortë. Shteti nuk zhvillohet duke i parë bizneset me dyshim; zhvillohet duke u bërë partner i tyre”, është shprehur ai.

Abdixhiku ka vlerësuar gjithashtu rëndësinë e prodhimit vendor dhe krijimit të vendeve të punës, duke i cilësuar ato si forma të “patriotizmit ekonomik”.

“Në çdo produkt vendor, në çdo fabrikë që punon, në çdo vend pune që krijohet, ka më shumë patriotizëm ekonomik se në mijëra fjalë boshe. Kosova ka nevojë për më shumë prodhim, më shumë përpunim e më shumë eksport. Ka nevojë për njerëz që krijojnë vlerë dhe për një shtet që ua hap rrugën, jo që ua vështirëson atë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Në fund, ai e ka cilësuar ASK Foods si shembull të potencialit që ka Kosova për zhvillim ekonomik.

“ASK Foods është një dëshmi e qartë se Kosova mundet. Kur ka punë, vizion e përkushtim, suksesi bëhet i mundur edhe këtu, në vendin tonë”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like

Hamza për Fatmir Limajn: Jemi bashkë, do jemi më të fuqishëm

Dyshime për keqpërdorime në shpronësime në Ferizaj, shteti përballet me humbje financiare

Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit

Togeri i Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq pranon fajësinë për spiunazh

Çështja e presidentit, Kurti: Duhet një president konsensual

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kështu do të duken fletëvotimet për zgjedhjet e 7 qershorit
Next Article Dyshime për keqpërdorime në shpronësime në Ferizaj, shteti përballet me humbje financiare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?