By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Administratorët sot me protesta para Ministrisë së Financave, kërkojnë rritje të pagave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Administratorët sot me protesta para Ministrisë së Financave, kërkojnë rritje të pagave
Maqedoni

Administratorët sot me protesta para Ministrisë së Financave, kërkojnë rritje të pagave

admin
Last updated: 17/01/2025 09:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar – Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPAOGJSHQ) sot do të mbajë protestë para Ministrisë së Financave. Siç është paralajmëruar, protesta do të zgjasë nga ora 11:00 deri në orën 12:00.

Kryetari i Sindikatës së PAOGJSHQ, Trpe Deanovski, dje në protestën paralajmëruese gjysmëorëshe para Entit Shtetëror të Statistikës deklaroi se 988 punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat për muajin dhjetor, edhe pse afati ligjor ka kaluar.

“Kjo ka të bëjë me punonjësit në të gjitha inspektoriatet në vend. Për shkak të vonesës së Ministrisë së Financave, e cila nuk ka marrë përsipër detyrimet në kohë në përputhje me ndryshimet ligjore, 988 punonjës kanë mbetur pa paga, pa kredi të shlyera dhe pa fatura të paguara në muajin më të gjatë të vitit. Afati ligjor për pagesën e pagave, i cili paguhet më së voni deri më 15 të muajit, ka skaduar dje dhe ende nuk ka informacion se kur dhe nëse këta punëtorë do t’i marrin pagat”, tha Deanoski.

Qeveria pardje ka thirrur SPAOGJSHQ për bisedime për, siç thanë, gjetjen e zgjidhjeve. Prej atje theksuan se pagat nuk janë të larta, por mundësitë buxhetore janë të kufizuara. Qeveria shprehu gjithashtu keqardhjen që SPAOGJSHQ zgjodhi të protestojë edhe pse është pjesë e Këshillit Ekonomik Social ku diskutohen të gjitha sfidat.

Sipas Qeverisë, greva si zgjidhje e parë nuk është hap legjitim dhe tregon manipulim politik, ndërsa protestat janë dashakeqe dhe të motivuara politikisht.

Kryetari i Sindikatës së PAOGJSHQ, Trpe Deanoski, paraprakisht në protestën para Ministrisë së Kulturës deklaroi se çdo përpjekje e Qeverisë apo partive politike për të dëshmuar se ka politikë në protesta apo në punën e Sindikatës do të jetë kot.

Protestat e Sindikatës së PAOGJSHQ-it kanë nisur të martën para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Më pas Deanoski bëri të ditur se do të vazhdojnë çdo ditë, nga ora 11 deri në 11:30 dhe se të premten protesta do të zgjasë një orë, nga ora 11:00 deri në ora 12:00.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamza sot mban tubim me qytetarët e Istogut
Next Article SpaceX “humbet” raketën “më të madhe dhe më të fuqishme në botë” – disa minuta pas ngritjes nga Teksasi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?