By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme më 30 qershor, të lira janë 16 000 vende
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme më 30 qershor, të lira janë 16 000 vende
Maqedoni

Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme më 30 qershor, të lira janë 16 000 vende

admin
Last updated: 27/06/2025 09:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor –  Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë në qershor para dhjetë ditëve nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026, do të kenë mundësinë e dytë për t’u regjistruar në paraqitjen e dytë elektronike këtë muaj – të hënën, më 30 qershor. Dokumentacioni i nevojshëm në shkolla do të dërgohet ditën e ardhshme (1 korrik), ndërsa ranglista e nxënësve të regjistruar do të kumtohet më 2 korrik deri në orën 12:00.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga shkollat, për paraqitjen e dytë të qershorit, të lira janë 16 034 vende – 10 758 për mësim në gjuhën maqedonase, 4781 në gjuhln shqipe, 474 në gjuhën turke dhe 21 vende të lira për mësim në gjuhën serbe. Për arsim të mesëm gjimnazial ka 3727 vende të lira dhe 12 307 për arsim profesional.

Pas aplikimit të parë, të mbajtur nga 14 deri më 17 qershor, gjithsej u regjistruan 13 712 nxënës nga 16 601 të paraqiturit. Prej tyre, 10 172 nxënës janë regjistruar për mësim në gjuhën maqedonase, 3 248 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 13 nxënës në gjuhën serbe.

Si edhe në disa vitet e fundit, arsimi profesional është më tërheqës për nxënësit, kështu që në afatin e parë të regjistirmit më shumë se dyfishi i nxënësve u regjistruan në shkolla profesionale (9469) se sa në gjimnaze (4243).

Për arsimin gjimnazial konkursi për regjistrim të nxënësve tashmë ka përfunduar në gjimnazet “Josip Broz Tito” në Manastir dhe “Nikolla Karev” në Shkup. Në paraqitjen e parë, MASH-i kumtoi informatë edhe për shkollat të cilat në Konkursin për regjistrim të nxënësve ka përfunduar në arsimin profesional për sektorë/kualifikime të caktuara.

Sipas kritereve nga Konkursi i MASH-it, u mbajt testim i kualifikuar për shkak të numrit më të madh të nxënësve të paraqitur me pikë të njejta nga vendet e lira të parapara – në SHMQSH “Dr. Pançe Karagjozov” – Shkup për profilet arsimore infermiere dhe teknik dhëmbësh në gjuhln mësimroe shqipe, në Shkollën e mesme “Gostivari” – Gostivar për infermiere në gjuhën mësimore shqipe dhe në gjimnazin “Georgi Dimitrov” – Shkup në gjuhën mësimore maqedonase.

Pas reagimeve të prindërve se në këto shkolla ka pasur provim “të jashtëzakonshëm” përkatësisht “pranues” për fëmijët e tyre, minsitrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se testimi kualifikues është ligjir dhe është paraparë në Konkursin e shpallur nëse ka më shumë nxënës me sukses të njejtë (të shkëlqyeshëm) nga numri i paraparë i vendeve të lira.

Ajo tha se problem në vendin tonë është vlerësimi dhe suskesi “me të gjitha pesëshe” dhe se shpesh mësimdhënësit i nënshtrohen presionit nga prindërit që fëmijët e tyre të jenë “të shkëlqyeshëm”. Kjo, tha aJanevska, çon drejt jo-cilësisë në arsim dhe porositi se vlerësimi duhet të ndryshojë, ndërkaq një prej veglave është risia në ligjin e ri – këshilli i mësimdhënësve të mos ketë kompetenca për përmirësim të notave.

Testimi kualifikues në paraqitjen e dytë në qershor, nëse ka nevojë, do të organizohet në shkolla më 4 korrik dhe ditën e njejtë do të kumtohen ranglistat prëfundimtare me rezultatet.

Për nxënësit të cilët në afatin e qershorit nuk do të regjistrohen në arsim të mesëm, mundësia e ardhshme është afati i gushtit në shkollat ku do të ketë vende të lira. Paraqitja elektronike do të jetë më 21 gusht, ndërsa ditën e njejtë do të duhet të dërgohet edhe dokumentacioni i nevojshëm në shkolla. Ranglista prëfundimtare me rezultatet nga regjistrimi do të shpallet më 22 gusht.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sërish tërmet në Shqipëri
Next Article Mucunski dhe Dimovski do ta prezantojnë punën e bërë në vitin e parë të mandatit të Qeverisë së re

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?