By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari: Vazhdojmë me zbatimin e reformave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari: Vazhdojmë me zbatimin e reformave
Maqedoni

Shasivari: Vazhdojmë me zbatimin e reformave

admin
Last updated: 05/11/2026 01:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 04 nëntor, argument.mk/ – Komisioni Evropian, në Raportin për vitin 2026, vlerëson progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë, duke evidentuar zbatimin e Strategjisë për Reformën në Drejtësi 2024-2028 dhe miratimin e një sërë ligjesh të rëndësishme në këtë fushë.

Në raport veçohen ligjet e reja për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, ligjet që rregullojnë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe Ligji i ri për Procedurën Kontestimore.

Vëmendje e veçantë i kushtohet Ligjit për Këshillin Gjyqësor, për të cilin Komisioni Evropian vlerëson se adreson në masë të madhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, zhvillimet e fundit paraqesin hapa përpara në përmirësimin e kornizës ligjore dhe forcimin e funksionimit të institucioneve të drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, i ka cilësuar këto vlerësime si një inkurajim për vazhdimin e procesit reformues. Megjithatë, ai ka theksuar se sfida kryesore mbetet zbatimi efektiv i ligjeve dhe përkthimi i reformave në ndryshime konkrete në funksionimin e institucioneve.

“Qytetarët duhet të kenë besim te drejtësia jo sepse ne u themi se sistemi po reformohet, por sepse e shohin dhe e ndiejnë vetë ndryshimin”, thekson Shasivari.

Ai ka bërë të ditur se procesi i reformave do të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi, me synimin për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë më efikas, funksional dhe në përputhje me standardet evropiane.

Vlerësimi i Komisionit Evropian vjen në kuadër të procesit të përgjithshëm të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, ku reforma në drejtësi mbetet një nga fushat kryesore për përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Afrim Gashi pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026
Next Article Pas lirimit të Boki 13, reagon Agim Islami: “Burgu ekziston vetëm për hallexhinjtë dhe të pafajshmit”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?