By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Afrim Gashi uron Dimal Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie dhe vëllazërie
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Afrim Gashi uron Dimal Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie dhe vëllazërie
Maqedoni

Afrim Gashi uron Dimal Bashën: Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona janë të mbështetura në themele të forta miqësie dhe vëllazërie

admin
Last updated: 26/08/2025 13:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, e ka uruar Dimal Bashën për përzgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gashi në një postim në rrjetet sociale thotë se nën udhëheqjen e Dimal Bashës do të vazhdojnë marrëdhëniet e mira në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë të përcjell urimet më të përzemërta z. Dimal Bashës për zgjedhjen si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë”.

“Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve tona. Jam i bindur se në udhëheqjen tuaj do të vazhdojmë t’i thellojmë më tej këto marrëdhënie përmes dialogut të hapur parlamentar, bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së përbashkët në proceset euroatlantike. Ju uroj suksese të shumta në detyrën fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të afërt dhe konstruktiv”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Dimal Basha sot u votua kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota “për” pas plot gjashtë muajve bllokadë në institucionin ligjvënës në Kosovë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë uron homologun Basha: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin vëllazëror
Next Article Ambasada Gjermane uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?