By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Lezhë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Lezhë
Maqedoni

Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Lezhë

admin
Last updated: 03/03/2025 11:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE
Shkup, 3 mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Lezhë, duke përkujtuar 581-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës – një nga momentet më madhore të historisë sonë kombëtare, që vendosi themelet e unitetit dhe rezistencës shqiptare ndaj pushtuesve.

Më 2 mars të vitit 1444, në Lezhë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu bashkoi princat shqiptarë nën një flamur të përbashkët, duke krijuar një aleancë të pathyeshme në mbrojtje të trojeve shqiptare. Besëlidhja e Lezhës nuk ishte thjesht një marrëveshje strategjike, por një akt i lartë i vetëdijes kombëtare, një betim i shenjtë për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e kombit tonë.

Në fjalën e tij, kryetari Ali Ahmeti theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike si një shembull i qartë se kur shqiptarët bashkohen për një kauzë të drejtë, ata janë të pamposhtur. “Besëlidhja e Lezhës na mëson se uniteti është forca jonë më e madhe dhe se ajo është garancia për mbijetesën dhe përparimin tonë,” u shpreh ai.

Nga ai moment e deri më sot, historia e shqiptarëve është një dëshmi e qartë e sakrificës dhe luftës së pandërprerë për të ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Skënderbeu nuk ishte thjesht një luftëtar apo një strateg i madh ushtarak – ai ishte vizionari që pa përtej sfidave të kohës, që ndërtoi një themel mbi të cilin ne sot mbështetemi për të ndërtuar të ardhmen tonë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, në frymën e kësaj trashëgimie të çmuar, mbetet i përkushtuar për forcimin e unitetit kombëtar, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur në të gjitha trojet shqiptare.

Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Lezhë

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori Qehaja vizitoi ITSHKSH-në dhe shprehu mirënjohje për punën e bërë
Next Article Pa ujë shfrytëzuesit e rrugës “Dizhon” në Komunën e Çairit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?