By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Niset kontingjenti i parë i FA në Bosnje-Hercegovinë, Vengu: Linjëzim 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Niset kontingjenti i parë i FA në Bosnje-Hercegovinë, Vengu: Linjëzim 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE
Shqipëri

Niset kontingjenti i parë i FA në Bosnje-Hercegovinë, Vengu: Linjëzim 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE

admin
Last updated: 04/02/2025 12:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Forcat e Armatosura të Shqipërisë rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në operacionin e Bashkimit Evropian, ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë.

Një togë nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcës Tokësore do të jetë kontingjenti i parë në këtë operacion, ku vitet e fundit FA kanë kontribuar me oficerë shtabi.

Në ceremoninë e përcjelljes së këtij kontingjenti nga garnizoni i Zall-Herrit, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ambasadori i Turqisë në vendin tonë Tayyar Kağan Atay, i Ngarkuari me Punë i BE Andre Rizzo, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralmajor Ilir Xhebexhia etj.

Në fjalën e tij, ministri Vengu theksoi se FA kanë rritur ndjeshëm pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, duke u rreshtuar me politikat e BE në kuadër të anëtarësimit në Union.

“Forcat e Armatosura arrijnë shifrën e 500 efektivëve të dislokuar në mënyrë permanente në misione jashtë vendit. Gra dhe burra, janë të angazhuar çdo ditë, në mbarë Evropën, në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Përmes këtij kontributi, Shqipëria, jo vetëm dëshmon se linjëzohet 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE, por ky është një linjëzim me vepra. Dhe kur e shikojmë se disa prej vendeve të BE janë tërhequr nga ky mision, ndërkohë që Shqipëria po merr përgjegjësi shtesë, e kuptojmë edhe më mirë se stabiliteti dhe paqja në rajonin tonë të munduar, është fryt i kompromiseve të vështira”, tha Vengu.

Më tej, ministri i Mbrojtjes shprehu falënderimet për qeverinë dhe Forcat e Armatosura turke, nën komandën e të cilave do të shërbejë edhe kontingjenti ynë.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për sa i përket të gjithë angazhimit dhe mbështetjes që Republika e Turqisë dhe Forcat e Armatosura turke na ofrojnë në këto misione të përbashkëta dhe kjo është një dukuri e parë në fakt që të gjithë aleatët e njohin dhe ia njohin Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura, aftësinë tonë në fakt që të ndërveprojmë në misione stabiliteti dhe paqeruajtëse me forcat aleate. Ju do të ndërveproni në kuadër të kompanisë të Forcave të Armatosura turke, e cila ofron të gjithë mbështetjen logjistike.” – iu drejtua trupave të rreshtuar ministri, i cili nuk nguroi te shprehë krenarinë dhe respektin për punën dhe përkushtimin e ushtarakëve tanë, brenda dhe jashtë vendit.

Ambasadori turk Atay theksoi bashkëpunimin e hershëm mes forcave të armatosura të të dy vendeve, të cilat kanë shërbyer krah njëra – tjetrës në Afganistan, megjithatë e konsideroi nisjen e këtij operacioni të ri si një moment të rëndësishëm në vazhdimësinë e bashkëpunimit dypalësh.

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian Andre Rizzo vlerësoi rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE, duke e konsideruar vendin tonë si një partner të rëndësishëm si mjedisin e sigurisë globale.

Kontingjenti i parë shqiptar në operacionin ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë përbëhet nga 30 trupa, mes të cilave një vajzë dhe do të shërbejë për rreth 6 muaj në Camp Butmir në Sarajevë.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AIDA mbështetje deri në 2,5 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla
Next Article Mori 10 mijë euro të lejonte muzikën në një lokal, SPAK mbyll hetimet për Gazmir Preçin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?