By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar
Shqipëri

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

admin
Last updated: 12/06/2026 18:18
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Korçë, 12 qershor Zhurnal.mk – Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 4-vjeçar është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të fshatit Kamenicë.

Vizion Plus mëson se një mjet tip fuoristradë, që po lëvizte nga Korça në drejtim të Qafës së Qarrit, ka përplasur të miturin, i cili mësohet se ka qenë duke lëvizur në aksin nacional.

Si pasojë e plagëve të marra, fëmija u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, por nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentin e aksidentit, 4-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga nëna.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit është përpjekur të shmangë përplasjen me fëmijën, por nuk ka mundur ta evitojë aksidentin. Pas goditjes, automjeti ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Drejtuesi i fuoristradës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

You Might Also Like

Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës

DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore

Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për Shehajn

Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu dekoron komandantin Adem Shehi me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit
Next Article SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?