By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Aksidenti”, nën hetim edhe prindërit e shoferit Vasili Jovanov
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Aksidenti”, nën hetim edhe prindërit e shoferit Vasili Jovanov
Maqedoni

“Aksidenti”, nën hetim edhe prindërit e shoferit Vasili Jovanov

admin
Last updated: 05/02/2025 12:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt –  Prokuroria e ka zgjeruar hetimin edhe për prindërit e Vasill Jovanovit, shoferit 20-vjeçar i cili në gjendje të dehur, pa patentë shoferi, në semafor të kuq e me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara e aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova. Prokuroria, po mbledh të dhëna për rolin e prindërve sa i përket blerjes dhe mirëmbajtjes së veturës.

“Është zgjeruar procedura edhe ndaj prindërve dhe janë dhënë urdhra përkatës edhe deri te Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme-Shkup t’i shqyrtojnë këto rrethana, në lidhje me atë se kush i ka dhënë mjete për benzinë të veturës, prej kur është vetura, kur e ka përdorur, kur është blerë. Pra, e gjithë ajo do të analizohet”, deklaroi Gavrill Bubevski, shef i PTHP Shkup.

Todor Kullakov, babai i të ndjerës Frosina, mbrëmë kërkoi që shoferi të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërkaq prindërit të japin llogari për pjesëmarrje në vrasje.

“Pasi i ke blerë telefon që të merresh vesh në lidhje me vrasjen, ti je pjesë e atij procesi, t’i fsheh vrasje, ti je pjesëmarrës në këtë vrasje. Prindërit dua të japin llogari si pjesëmarrës të qartë dhe të pastër në këtë vrasje, pasi e fshehin”, tha Todor Kullakov, babai i Frosinës.

Vdekja e Frosinës ka shkaktuar revoltë të madhe në opinion, për çka mijëra qytetarë dolën në protestë dhe kërkuan ndëshkimin e shoferit, i cili paraprakisht është kapur duke tregtuar me drogë, por në vend të burgut ka përfunduar me vendim për dërgimin e tij në shtëpinë edukuese korrektuese në Tetovë. Për rastin në fjalë, u mbajt protestë në Shkup, ndërkaq për të shtunën është paralajmëruar marsh protestues në Negotinë. /Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë
Next Article 10 thënie motivuese nga themeluesi i Facebookut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?