By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AKT, marrëveshje me “Albanien Reisen GmbH” për promovimin turistik të Shqipërisë në Zvicër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > AKT, marrëveshje me “Albanien Reisen GmbH” për promovimin turistik të Shqipërisë në Zvicër
Shqipëri

AKT, marrëveshje me “Albanien Reisen GmbH” për promovimin turistik të Shqipërisë në Zvicër

admin
Last updated: 01/10/2026 10:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 tetor, argument.mk/ – Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe “Albanien Reisen GmbH” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e Shqipërisë në Zvicër dhe tregje të tjera evropiane.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe Drejtori Menaxhues dhe themelues i “Albanien Reisen GmbH”, Saimir Shala.

Bashkëpunimi synon forcimin e prezencës së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, promovimin e vlerave kulturore, natyrore dhe gastronomike të vendit, si dhe nxitjen e turizmit hyrës.

Partneriteti i ri ka për qëllim të rrisë numrin e vizitorëve, zgjerimin e pranisë së Shqipërisë në tregjet turistike ndërkombëtare dhe pozicionimin e vendit si një destinacion tërheqës, autentik dhe gjithëvjetor.

Në fokus të bashkëpunimit do të jetë prezantimi i një oferte turistike të diversifikuar, që përfshin jo vetëm turizmin bregdetar, por edhe trashëgiminë kulturore, natyrën, gastronominë, aktivitetet në natyrë dhe përvojat autentike që ofron Shqipëria në periudha të ndryshme të vitit.

Përmes këtij partneriteti synohet gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit për Shqipërinë si destinacion turistik në tregun zviceran dhe në tregje të tjera evropiane, duke krijuar mundësi për tërheqjen e vizitorëve të rinj dhe për një shpërndarje më të qëndrueshme të flukseve turistike gjatë gjithë vitit.

Marrëveshja mes AKT-së dhe “Albanien Reisen GmbH” vjen në kuadër të përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë dhe operatorë turistikë, duke synuar një promovim më të gjerë dhe më të qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet evropiane.

You Might Also Like

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme

“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut

Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median

Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së KiE-së: Ndryshimet në procedurën penale t’i nënshtrohen ekspertizës së Komisionit të Venecias

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit, Gjiknuri: Vendimi i Kushtetueses i detyrueshëm, Kuvendi të nisë procedurat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PD kërkon debat për arrestin e ish-kreut të SHISH, Balla: Ta lëmë SPAK-un të bëjë punën e vet
Next Article Takimi Wendt-Hoxha, ambasada amerikane: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?