By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aktakuzë kundër katër personave – tentuan të transportonin dhe shisnin drogë nga Kosova në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aktakuzë kundër katër personave – tentuan të transportonin dhe shisnin drogë nga Kosova në Shqipëri
Maqedoni

Aktakuzë kundër katër personave – tentuan të transportonin dhe shisnin drogë nga Kosova në Shqipëri

admin
Last updated: 03/02/2025 14:55
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.T., E.D., R.V., dhe P.S., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 06.06.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se të njëjtit sipas aktakuzës më datë 05.06.2024, rreth orës 22:38 pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes, sasi të konsiderueshme të narkotikëve, të cilët janë shpallur të ndaluara me ligj, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, në atë mënyrë që të akuzuarit vendosin narkotikët në bagazhet e dy automjeteve VV Golf 7, dhe nisen në drejtim të kufirit Kosovë – Shqipëri për të shkuar në Shëngjin në festivalin “Unum”.

“Gjatë rrugës, pasi tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes, automjetit të parë që drejtohej nga E.D., i shqiptohet tiketa nga ana e policisë, dhe në ato momente i pandehuri D.T., që ishte në veturën e dytë, pasi kishte ndaluar veturën shkon tek vetura e parë, ku e tërheq një çantë krahu nga automjeti dhe e gjuan në një largësi rreth pesë metra, me ç’rast pas shqiptimit të tiketave, i njëjti shkon në të njëjtin vend për të marrë çantën me qëllim që ta vendos në veturë, me ç’rast zyrtarët policorë reagojnë dhe gjatë kontrollimit të çantës vërejnë substanca të konsiderueshme narkotike të vendosura në qese të najlonit, ku sipas ekzaminimit të laboratorit, të datës 21.01.2025 kanë rezultuar si në vijim:

– Kokainë të përzier me fenacetin me peshë neto të përgjithshme për dhjetë paketime 7.78 gram – Kokainë pesha neto 132.16 gram,
– Kokainë të përzier me fenacetin me peshë 66.30 gram,
– MDMA Methyllenedioksymethapfenatime (MDMA) pesha neto 693.28 gram,
– MDMA pesha neto e përgjithshme 841.21 gram,
– MDMA 305 qese me peshë prej 305.66 gram- MDMA dhe ketamin të përzier me kafeinë gjithsej 296 qese, me peshë 319.14 gram,
– MDMA dhe ketamin të përzier me kafeinë pesha neto 0.98 gram,
– MDMA pesha neto e përgjithshme 470.22 gram,
– Substancë narkotike kokainë të përzier me fenacetin pesha neto për tetë paketime 6.40 gram,
– MDMA 1.13 gram, ketamin pesha neto 273.17 gram, ketamin pesha neto për 18 qese 165.69 gram,
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë pesha neto 5.49 gram,
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë pesha neto 0.93 gram
– MDMA dhe ketamin në përzierje me kafeinë pesha neto 1.54 gram,
– MDMA pesha neto 2.24 gram
– Substancë psikotrope e llojit kanabis me peshë 4.60 gram,
– MDMA me pesha neto 11.39 gram,
– MDMA me peshë neto 1212.9 gram
– MDMA me peshë neto 912.70 gram,
– Substancë narkotike e llojit kanabis me peshë 0.31 gram”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarve, si dhe në kuptim të nenit 269 par. 2 dhe 270 dhe 276 par. 2 nëpar. 2.2 dhe 2.5 të KPP-së, ka propozuar që si dënim plotësues të bëhet konfiskimi i përhershëm i sendeve të sekuestruara, po ashtu të konfiskohen dy vetura VV Golf 7, si dhe nga të katër të pandehurit të konfiskohet shuma rreth 7.788 euro, dhe 100 dollar, para të përfituara nga vepra penale.

“Gjithashtu, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stavileci: Qytetarët po e mbështesin fuqishëm vizionin për një Kosovë ma të mirë
Next Article Ata gjithmonë mbajnë diçka për vete, njihuni me shenjat më misterioze të zodiakut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?