By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aktorja e filmave për të rritur: Casillas, më i mirë në fushë se në shtrat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Aktorja e filmave për të rritur: Casillas, më i mirë në fushë se në shtrat
Showbizz

Aktorja e filmave për të rritur: Casillas, më i mirë në fushë se në shtrat

admin
Last updated: 04/02/2025 23:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Claudia Bavel, një ish-aktore e filmave me pullë të kuqe dhe tashmë modele në “OnlyFans” u fotografua në një takim me legjendën e Real Madrid, Iker Casillas. Ajo ka folur për këtë çështje duke pretenduar se “ai ishte më mirë në fushën e futbollit sesa në shtrat”.

Ajo ka bërë debutimin e saj në filmat për të rritur si adoleshente dhe tani fiton rreth 17 000 £ në muaj nga OnlyFans. 28-vjeçarja zbuloi se Casillas i kishte qëndruar ftohtë që kur fotot e tyre të marra nga paparacët në Barcelonë u publikuan nga revista spanjolle “Diez Minutos” në fillim të kësaj jave. Ajo hodhi poshtë spekulimet se kishte informuar fotografët për lidhjen e tyre.

43-vjeçari Casillas, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në gusht 2020 pas një ataku kardiak, një vit më parë, teksa stërvitej me skuadrën e Portos, iu përgjigj publikimit të fotove duke ironizuar se ato ishin “shumë ndriçuese” dhe “spektakolare”, por duke refuzuar të konfirmojë se ai dhe modelja ishin në një lidhje.

Ndërsa Claudia pranoi se ishte “pak e trishtuar” për reagimin e tij pasi zbuloi se ai nuk po u përgjigjej më mesazheve të saj në WhatsApp, por ende i pëlqente postimet e saj në Instagram. Ajo tha se ata ishin njohur në rrjetet sociale rreth 18 muaj më parë duke treguar se “marrëdhënia filloi fillimisht si një miqësi”.

“Kur filluam të takoheshim personalisht, ne fillimisht kishim një marrëdhënie të hapur përpara se të arrinim në një pikë ku e mbyllëm. Iker e di se çfarë fshihet pas atyre fotove. Ndihem pak e lënë mënjanë” – tha ajo.

Claudia, filmat e së cilës janë ende online për t’u parë falas në internet zbulon se dyshja i thanë njëri-tjetrit “Të dua”. Ajo më pas zbuloi se Casillas i kishte rrëfyer asaj se donte të kishte më shumë fëmijë kur dy fëmijët e tij me ish-gruan, gazetaren spanjolle Sara Carbonero të ishin më të rritur ndaj dhe e kishte pyetur nëse ajo do të donte të bëhej nëna e tyre.

“Ai më pyeti nëse doja të bëhesha nënë dhe nëse doja të kisha fëmijë me të. I thashë se për shkak të punës sime ndoshta nuk doja të isha dhe ai më tha se ideja e tij ishte që, kur fëmijët e tij ishin 15 ose 16 vjeç, ai donte të bëhej sërish baba. Nëse më pyesni se si ishte Iker si dashnor, do të thosha se ka qenë më mirë si futbollist” – e shigjetoi ajo.

Duke e quajtur atë “koprac dhe aspak bujar”, ajo tregoi një incident kur i tha Casillas se i pëlqente një gotë verë dhe ai u përgjigj duke i thënë që të shkonte vetë në supermarket për të blerë një shishe. Claudia zbuloi se e kishte takuar atë çdo muaj që nga takimi i tyre i parë në maj të vitit të kaluar pas disa muajsh shkëmbim mesazhesh.

“Nuk e kuptoj pse nuk iu përgjigj mesazhit tim të fundit. Nuk e kuptoj pse më jep pëlqime dhe më ndjek akoma në rrjetet sociale dhe nuk e kuptoj pse thotë se në fotot tona së bashku që janë publikuar nuk shikon asgjë” – tregoi ajo.

You Might Also Like

Aktorja Busy Philipps zbulon se kishte tumor në tru: Jam mirënjohëse që jam gjallë

Bebe Rexha kujton bashkëpunimin me Dolly Parton, teksa i dedikon disa fjalë prekëse me rastin e vdekjes: Disa njerëz lënë një pjesë të tyre me ty përgjithmonë

Harry dhe Meghan kthehen në Britaninë e Madhe

Labinot Rexha kërkon të hyjë bashkë me Rogert Sterkajn në Big Brother

Brooklyn Beckham nuk toleron komentet për bashkëshorten: Mos komentoni kurrë trupin e dikujt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Publiku ‘merr në dorë fatin’ e Gerta Gixharit! A do të kthehet në shtëpi pas zarfit të zi?
Next Article Elezi: 36,500 pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur në KQZ

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?