By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Al thuhet se mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të rrezikut të dështimit të zemrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Al thuhet se mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të rrezikut të dështimit të zemrës
Teknologji

Al thuhet se mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të rrezikut të dështimit të zemrës

admin
Last updated: 31/05/2024 11:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Inteligjenca Artificiale (Al) mund të luajë një rol kryesor në diagnostifikimin e hershëm të njerëzve që janë në rrezik të dështimit të zemrës, pasi thuhet të jetë në gjendje të identifikojë anomalitë që tradicionalisht janë të vështira për t’u zbuluar, sipas një studimi.

Sëmundjet e zemrës dhe ato të qarkullimit të gjakut janë “vrasësit” më të shpeshtë në botë, duke marrë një në tre jetë çdo vit.

Siç raportohet, studiuesit në Skoci kanë nisur të testojnë se si Al mund të ketë “përfitime reale” për ata që janë në rrezik nga këto sëmundje.

Falë pacientëve që i kanë ofruar vullnetarisht të dhënat e tyre në Regjistrin skocez të Kërkimeve Shëndetësore dhe Biobank (SHARE), studiuesit e Mjekësisë të Universitetit të Dundee kanë bashkëpunuar me një grup prej 578 personash për të parë se si Al mund të ndihmojë në diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës.

Ekipi, hulumtimi i të cilit është botuar në revistën ESC Heart Failure, ka përdorur Al për të marrë në pyetje të dhënat elektronike shëndetësore të grupit dhe skanimet e zemrës me ekokardiografi.

Të dhënat më pas janë përdorur për të ekzaminuar imazhet që identifikojnë anomalitë, shkruan skynews.

“Kjo mund të na lejojë të thjeshtojmë identifikimin e pacientëve me dështim të zemrës”, tha profesori Chim Lang.

“Kur krahasohen me raportet e krijuara nga skanimet rutinë të zemrës, ato të përmirësuara nga AI janë më të detajuara dhe gjithashtu mund të përpunohen në shkallë më të madhe”, shtoi Lang.

Sipas ekspertëve, dështimi i zemrës është një gjendje shumë e përhapur, por e nën-diagnostifikuar, që do të thotë se zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun nëpër trup në mënyrë efektive.

Ndërsa simptomat mund të kontrollohen në një farë mase përmes ndryshimeve të stilit të jetesës, kirurgjisë dhe mjekimit, në shumicën e rasteve gjendja është serioze dhe përkeqësohet me kalimin e kohës.

Sipas një raporti nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), rreth 20.5 milionë njerëz kanë vdekur në mbarë botën si pasojë e sëmundjeve të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut në vitin 2021 – ekuivalente me një vdekje çdo 1.5 sekonda.

You Might Also Like

Shkencëtarët zviceranë testojnë robotin që mund të kërkojë jetë në Mars

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Zbulohen detajet e para për Honor 600 Pro

Muskujt artificialë të fuqizuar nga ajri mund t’i ndihmojnë robotët të ngrenë 100 herë peshën e tyre

Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gemini AI po vjen në Opera
Next Article Pse ky Lamborghini kushton një milion dollarë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?