By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Analisti Arjan Curri: Vendimi i SHBA-së, paralajmërim direkt për Ali Ahmetin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Analisti Arjan Curri: Vendimi i SHBA-së, paralajmërim direkt për Ali Ahmetin
MaqedoniTOP LAJM

Analisti Arjan Curri: Vendimi i SHBA-së, paralajmërim direkt për Ali Ahmetin

admin
Last updated: 12/12/2024 13:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 dhjetor – Analisti i njohur nga Shqipëria, Arjan Curri, ka komentuar përfshirjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi në listën e zezë të SHBA-së, duke theksuar se ky është një mesazh i qartë për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Që në korrik, ambasadorja amerikane e paralajmëroi Ali Ahmetin për nevojën e largimit të Grubit nga strukturat e partisë. Ky paralajmërim nuk ishte vetëm për Grubin, por për një listë të tërë individësh brenda partisë që janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme, lojëra fati, trafiqe dhe bashkëpunime me struktura të dyshimta,” deklaroi Curri.

Sipas tij, Ahmeti ka dështuar të veprojë ndaj këtyre shqetësimeve, duke neglizhuar mesazhet e përsëritura nga faktori ndërkombëtar. Curri shtoi se SHBA-ja ka pasur një respekt të veçantë për Ahmetin si përfaqësues i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por durimi i tyre ka kufij.

“Ky vendim tregon shqetësimin amerikan për ndikimet proruse në rajon, ku shqiptarë të afërt me BDI-në dhe struktura të tjera punojnë më shumë për interesat maqedonase dhe ruse sesa për shqiptarët. Një nga planet e tyre duket se është përgatitja e terrenit për rikthimin e Nikolla Gruevskit në politikën e Maqedonisë së Veriut,” përfundoi Curri.

Ai gjithashtu nënvizoi se veprimet e ardhshme të Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut do të jenë vendimtare për zbardhjen e lidhjeve korruptive dhe ndikimeve të paligjshme në këtë rast.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Votohen ndryshimet ligjore për përshpejtimin e ndërtimit të seksioneve të korridoreve 8 dhe 10d
Next Article Salah është afër të bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Liverpoolit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?