By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ANALIZA/ Genc Burimi: Sulmi kundër News24, Ushtria në puç – Opozita në plazh!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > ANALIZA/ Genc Burimi: Sulmi kundër News24, Ushtria në puç – Opozita në plazh!
Shqipëri

ANALIZA/ Genc Burimi: Sulmi kundër News24, Ushtria në puç – Opozita në plazh!

admin
Last updated: 14/08/2025 17:01
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Nga Genc Burimi

Contents
Te lidhuraRënia e Euros në kursin e këmbimit po thyen rekorde të reja, monedha europiane më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëveANALIZA/ Genc Burimi: Sulmi kundër News24, Ushtria në puç – Opozita në plazh!Intervista speciale e Kielinit në 41-vjetorin e lindjes: Juventusi është familja ime e dytë, Ibra sulmuesi më i vështirë që jam përballurUdhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike“KAYO ka bërë deklaratë të rreme”- avokati: Deklaroi në gjykatë se nuk ka penguar gazetarët e News24 të marrin sendet personale

Vendimi i Gjykatës së Tiranës në favor të gazetarëve të News24 krijoi iluzion vetëm për disa orë se në Shqipëri, edhe nëse nuk funksionon shteti i Ramës, ai i së drejtës ende s’ka kapitulluar. Faktikisht, kanë kaluar më shumë se 48 orë nga ajo “shuplakë” që drejtësia i dha shtetit të Ramës, dhe në terren asgjë nuk ka ndryshuar.

Gazetarëve vazhdon t’u ndalohet, me “forcën e bajonetave” të ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, që të rimarrin në zotërim zyrat e tyre dhe mjetet e punës redaksionale.

Kjo situatë, në planin politik dhe atë historik, ka vetëm një emër: puç ndaj institucioneve, kur shteti i të fortit injoron shtetin e së drejtës. E njëjta praktikë u eksperimentua në shekullin e kaluar nga juntat ushtarake — nga Kili i Pinoçetit te Greqia e kolonelëve. Atje, ushtria dërgohej për të marrë nën kontroll studiot televizive dhe redaksitë e gazetave, në përbuzje të çdo institucioni tjetër, duke filluar nga ai i drejtësisë, i shkelur me çizme.

Në histori ka pasur emra nga opozitat e vendeve nën kushte puçi, që kanë zgjedhur t’u prijnë interesave të popullit dhe demokracisë, duke sfiduar edhe fizikisht uzurpatorët që fshiheshin pas bajonetave të ushtrisë.

Viktor Hygo, si i zgjedhur i popullit në mesin e shekullit të 19-të, doli me shiritin tringjyrësh të deputetit francez për të sfiduar forcën ushtarake të Napoleonit të III, jo shumë larg Bastijës.

Ushtria e nipit të Napoleonit të parë qëllonte mbi turmën paqësore që i kundërvihej puçit të tij, i cili e kthente veten nga president i Republikës në perandor, në përbuzje totale të Kushtetutës dhe ligjeve të Francës. Viktor Hygoin, junta — për të mos e vrarë — e dënoi me syrgjynim në ishuj britanikë.

Në Greqinë e kolonelëve, që instaluan një juntë në vitin 1967, ishte artistja me famë botërore Melina Merkuri që u ngrit e paepur për të sfiduar diktaturën greke, që lindi papritur në mes të Europës demokratike, të vlerave dhe sakrificave të Luftës së Dytë Botërore.

Edhe Melina Merkurin — e cila iu fut politikës dhe krijoi partinë e saj të rezistencës — junta, për t’ia mbyllur gojën pa e vrarë, e dënoi me syrgjynosje, duke i hequr edhe shtetësinë greke. Në kërkim të mbështetjes së Perëndimit, ajo do të mbahet mend për turnetë e saj ndërkombëtare, si ai në Paris, ku u shpreh kështu:

“Junta në pushtet më mori të gjitha gjërat materiale që zotëroja, por më ktheu një epokë, atë të luftës kundër diktaturës. Ka dy Amerika: ajo e disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit që mbështesin këtë juntë, por është edhe populli demokratik amerikan, rinia amerikane, e cila më ka ndihmuar shumë. Duhet të izolohet plotësisht regjimi i kolonelëve, një bandë gangsterësh, talenti i të cilëve është shpikja e torturave gjithnjë e më të sofistikuara. Heshtja e popullit tim grek është heshtja e imponuar nga terrori. Është gjithashtu heshtja e përgatitjes së një rezistence që ka filluar tashmë. Nëse grekët humbasin besimin e tyre te SHBA-të dhe vendet e Europës demokratike, atëherë, sigurisht, ne do të rrëmbejmë armët. Atëherë, sigurisht, do të ketë një luftë civile dhe një Vietnam të ri në Evropë, ndonëse asnjë grek nuk e dëshiron luftë civile”.

Shqipëria e Edi Ramës po shkel me ngadalësi, por me vendosmëri, në terrenin e juntave — me metoda më të rafinuara — siç është injorimi i Kushtetutës dhe i ligjeve të vendit që e detyrojnë çdo institucion, përfshirë vetë shtetin, të zbatojë vendimet e gjykatave.

Sa e largët duket ajo ditë, vetëm një vit më parë, kur Flamur Noka, në atë kohë drejtues i opozitës në terren, përballej me policinë e armatosur dhe gati për të nxjerrë armët, duke u ndaluar deputetëve aksesi në Kuvend.

E njëjta situatë po ndodh edhe sot, kur policia — kësaj here ajo ushtarake — ndalon përfaqësuesit e pushtetit të katërt në një demokraci, gazetarët, të hyjnë në zyrat e tyre në TV News24 dhe redaksinë e gazetës Panorama.

Po sot, ku janë deputetët e opozitës për të mbrojtur Kushtetutën?

Po të mos ishte sërish Flamur Noka në terren si në tetor 2024, si mund të shpresojë ai, apo të tjerë, se kur t’u ndalohet sërish hyrja në Kuvend nga policia e Ramës, media e pavarur do të jetë aty për të informuar?

Sa i përket forcës së karakterit përballë pushtetit, kjo opozitë nuk mund të imagjinohet në nivelin e një Viktor Hygoje apo Melina Merkurie — por as në nivelin e Edi Ramës kur ishte në opozitë.

Në atë kohë, kryeopozitari socialist Rama nuk hezitonte të dërgonte në terren gjithë deputetët e opozitës për të mbrojtur mediat që ishin në konflikt me mazhorancën e asaj kohe, siç ndodhi në vitin 2007, kur deputetë të PS-së u futën si barrikadë brenda ambienteve të Top Channel. Edhe për një çështje pronësie, jo mediatike, Rama i opozitës dërgonte në terren grupin parlamentar — si në rastin e mbrojtjes që i bëri ish-deputetit Dash Peza.

Sot, opozita po kënaqet me shërbimin minimal – komunikata në rrjetet sociale dhe intervista në studio – duke neglizhuar përballjen në terren me regjimin që ajo vetë e cilëson të tillë.

Do të ishte skandaloze nëse shkaku i vetëm i këtij pasiviteti do të ishin pushimet verore.

Nëse opozita e identifikon veten me mbrojtjen e Kushtetutës, ajo duhet ta dijë më mirë se kushdo që demokracia nuk ka të drejtë të marrë pushime as edhe një orë të vetme në plazh, ashtu siç nuk mund t’i hiqet për një minutë të vetme tubi i serumit një pacienti në reanimacion.

Demokracia shqiptare është në koma — dhe në “komë”, le t’i lënë plazhet opozitarët dhe të përballen me bajonetat e ushtrisë së Ramës.

© Panorama.al

Te lidhura

euro-monedha

Rënia e Euros në kursin e këmbimit po thyen rekorde të reja, monedha europiane më afër se kurrë pranë kufirit të 97 lekëve

genc burimi

ANALIZA/ Genc Burimi: Sulmi kundër News24, Ushtria në puç – Opozita në plazh!

giorgiochielliniapimage_06302022

Intervista speciale e Kielinit në 41-vjetorin e lindjes: Juventusi është familja ime e dytë, Ibra sulmuesi më i vështirë që jam përballur

Opozitari hungarez, Peter Magyar. Fotografi nga arkivi.

Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

Καταγραφή

“KAYO ka bërë deklaratë të rreme”- avokati: Deklaroi në gjykatë se nuk ka penguar gazetarët e News24 të marrin sendet personale


You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dëmet në blegtori nga zjarret në vend, janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta
Next Article Mbi 50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?