By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Andonovski- Gavkovski: Kontraktohet bashkëpunim i përforcuar mes Maqedonisë dhe Polonisë në transformimin digjital
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Andonovski- Gavkovski: Kontraktohet bashkëpunim i përforcuar mes Maqedonisë dhe Polonisë në transformimin digjital
Maqedoni

Andonovski- Gavkovski: Kontraktohet bashkëpunim i përforcuar mes Maqedonisë dhe Polonisë në transformimin digjital

admin
Last updated: 05/09/2024 16:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, gjatë pjesëmarrjes në edicionin e 33-të të Forumit ekonomik në Karpaç, Poloni, është takuar me nikoqirin, nënkryetarin e Qeverisë polake dhe ministrin e Çështjeve Digjitale, Kristof Gavkovski. Siç njoftuan sot nga Ministria e Transformimit Digjital, të dy ministrat diskutuan për mundësitë për bashkëpunim intensiv ndërmjet Maqedonisë dhe Polonisë në fushën e transformimit digjital.

Gjatë takimit, ministri Gavkovski e prezantoi përvojën polake në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve qeveritare dhe në këtë kontekst e theksoi transformimin mbresëlënës të Polonisë, veçanërisht në lidhje me përdorimin e të dhënave të hapura.

Ministri Andonovski këto të arritura i cilësoi si përvoja pozitive, të cilat Republika e Maqedonisë mund t’i shfrytëzojë nga Polonia, në zhvillimin e shërbimeve të veta digjitale.

“Të dy ministrat diskutuan edhe për sfidat që lidhen me mbajtjen e profesionistëve të sektorit të IT në administratën shtetërore, ndërsa shkëmbyen mendime për zgjidhjet e mundshme për mbajtjen e personelit të kualifikuar në sektorin publik, i cili është i një rëndësie kyçe për një transformim të suksesshëm digjital”, thuhet në komunikatë

Në kontekst të mundësive të financimit të jashtëm, Andonovski dhe Gavkovski i shqyrtuan burimet e mundshme të mbështetjes financiare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, për të mbështetur axhendën digjitale në të dy vendet. Zëvendëskryeministri Gavkovski e theksoi gatishmërinë e Polonisë për të ndihmuar në shfrytëzimin maksimal të fondeve ndërkombëtare në ndërtimin e një sistemi të fuqishëm digjital.

Dy ministrat ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e transformimit digjital në të ardhmen, duke shkëmbyer ide dhe praktika të mira për modernizimin e sektorit publik. Gavkovski e ftoi Andonovskin që të jetë folës në takimin ministror të nivelit të lartë për diplomacinë digjitale që do të mbahet në maj, në kuadër të presidencës polake të BE-së. 

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: MASH-i me ligj do ta zyrtarizojë arsimin dual
Next Article Mickoski – Fidan: Është konfirmuar partneriteti i fuqishëm, Shkupi dhe Ankaraja e përforcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?