By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Andonovski: Korrupsioni nuk guxon ta rrezikojë sigurinë digjitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Andonovski: Korrupsioni nuk guxon ta rrezikojë sigurinë digjitale
Maqedoni

Andonovski: Korrupsioni nuk guxon ta rrezikojë sigurinë digjitale

admin
Last updated: 14/11/2024 11:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Nuk guxojmë të lejojmë që në garën për profit dhe korrupsion ta shkatërrojnë sistemin, veçanërisht jo në sferën digjitale, sepse kjo nënkupton sulme, të dhëna të humbura në dëm të qytetarëve, tha ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Në deklaratë për mediat para konferencës së sotme “Biznesi dhe Qeveria: Harmonizimi për të ardhme të sigurt digjitale” në organizim të Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut, ministri Andonovski theksoi se janë të rëndësishme dy qëllime, njëri është se nuk guxojmë që para sigurisë së shtetit ta vëmë korrupsionin, ndërsa i dyti është mungesa e profesionistëve të TI-së.

“Jo vetëm në sektorin publik, jo vetëm në institucionet shtetërore, por vlerësoj se si sot kompanitë private kanë angazhuar çdonjëri prej tyre kontabilist ose avokat, tani çdonjëri prej tyre do të duhet të angazhojë edhe profesionist ose kompani të TI-së që të mund të përballet me sfidat në kohën e re. Dhe nëse këtë nuk e kanë bërë deri më tani, do të jetë e detyrueshme që të mund të përballen me sfidat që ta bëjnë atë prej sot e tutje”, theksoi ai.

Lidhur me planet për sigurimin e sigurisë digjitale në shtetin tonë, ai theksoi se zhvillojnë katër plane prej të cilëve i ndau përgatitjen e Ligjit për siguri kibernetike dhe Strategjisë për siguri kibernetike.

“E para është krijimi i Strategjisë së sigurisë kibernetike që do të na tregojë se si të pozicionohemi në mënyrë strategjike në qasjen ndaj mbrojtjes së sigurisë kibernetike, çfarë na nevojitet – qofshin profesionistë të TI-së, nëse janë pajisje TI, nëse është hapësirë , nëse është lidhje në një platformë të përbashkët. Pjesa e dytë është Ligji për sigurinë kibernetike, sepse ne jemi i vetmi vend në rajonin më të gjerë që nuk kemi ligj për sigurinë kibernetike. Së treti, standardet minimale që duhet të kenë institucionet si masë parandaluese për të garantuar që sistemet e tyre të mbrohen mjaftueshëm. Dhe së katërti, çfarë do të zhvillojmë me partnerët tanë nga USAID, që është një plan reagimi në momentin e një incidenti dhe një plan për të monitoruar nëse është një incident i vogël më i rëndë apo një incident shumë i rëndë, dhe kjo do të varet nga mënyra se si institucionet do të sillen”, shpjegoi ministri.

Shtoi se gjithmonë mungon kuadër në kuptim të sigurisë kibernetike.

“Ligji për sigurinë kibernetike duhet të vizionojë ose rregullojë si ta motivojmë kuadrin i cili punon në kuptim të sigurisë kibernetike në sektorin publik, të mbetet në sektorin shtetëror, të avancohet të ndërtohet dhe të ndihmojë për sistem me të vërtetë digjital”, potencoi ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balluku takime bilaterale në COP29: Linjat e interkoneksionit mes Shqipërisë, RMV e Bullgarisë të përfundojnë sa më shpejt
Next Article Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?