By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Andonovski: Me ligj do t’i ndalojmë lojërat online të fatit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Andonovski: Me ligj do t’i ndalojmë lojërat online të fatit
Maqedoni

Andonovski: Me ligj do t’i ndalojmë lojërat online të fatit

admin
Last updated: 04/02/2025 11:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka folur për ndryshimet e reja në Ligjin për komunikime elektronike, me të cilat parashihet ndalimi i lojërave online të fatit.

“Në Ligjin për komunikimet elektronike parashikojmë ndryshime ku do të ndalonim ligjërisht lojërat ilegale të fatit në internet, apo kazinotë online. Në Maqedoni, asnjë institucion privat nuk ka licencë për organizimin e lojërave të fatit online dhe qytetarët e dinë se janë të shumta të tilla institucione. Janë zbuluar rreth 160 ofrues që janë të pranishëm në tregun në vend dhe nuk kanë licencë për të organizuar online lojërat e fatit”, tha Andonovski

Ministri theksoi gjithashtu se Ministria e Transformimit Dixhital ka punuar për ndryshimet ligjore në koordinim me institucionet e tjera të interesuara në këtë fushë, duke u kujdesur që të mos cenohen kompetencat e njëri-tjetrit.

“Ne i njoftuam organizatorët globalë të lojërave të fatit të cilët nuk kanë marrë ose asnjëherë nuk kanë aplikuar për licencë në Maqedoni se janë në kundërshtim me ligjin dhe paralelisht kemi punuar për ndryshime në ligj, duke u kujdesur që të mos cenohet juridiksioni i Ministrisë së Financave, Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Lotarisë Shtetërore dhe së bashku me to arritëm një zgjidhje ligjore që kaloi në qeveri dhe pas 7 ditësh hyri në procedurë parlamentare dhe pres që të kalojë në Komisionin për Transformim Dixhital”, shtoi ministri Andonovski

Ai shtoi se “kjo është një mënyrë për të parandaluar që të rinjtë të kenë qasje në lojërat e fatit të paligjshëm në internet dhe shkëmbimin e të dhënave që lehtë mund të keqpërdoren”.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Altin Krasniqi takon familjarët e dëshmorëve dhe mbështetësit në Kaçanik: Mbështetja juaj, motiv i madh për të vazhduar përpara
Next Article Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?