By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Angellovska-Bezhoska në Konferencën e Bankës Botërore: Për rritje më të lartë më me rëndësi është të rritet produktiviteti që është gjysma e asaj evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Angellovska-Bezhoska në Konferencën e Bankës Botërore: Për rritje më të lartë më me rëndësi është të rritet produktiviteti që është gjysma e asaj evropiane
EkonomiMaqedoni

Angellovska-Bezhoska në Konferencën e Bankës Botërore: Për rritje më të lartë më me rëndësi është të rritet produktiviteti që është gjysma e asaj evropiane

admin
Last updated: 08/05/2025 11:42
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Ekonomia gradualisht po rimëkëmbet nga goditjet, ndërsa niveli i të ardhurave është rreth 42 për qind të asaj evropiane. Për konvergjencë më të shpejtë të të ardhurave dhe për të zvogëluar këtë hendek, reformat strukturore me të cilat do të rritet potenciali, në dy dekadat e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ekonominë tone është përgjysmuar. Ndërsa potenciali i rritjes mund të rritet vetëm nëpërmjet investimeve në kapitalin njerëzor, ku emigrimi është një sfidë e rëndësishme, nëpërmjet investimit në kapitalin fizik që për momentin arrin rreth 30 për qind të mesatares evropiane dhe përmes rritjes së produktivitetit i cili është rreth 50 për qind nga mesatarja evropiane.

Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në Konferencën e organizuar nga Zyra e Bankës Botërore ku u prezantua studimi “Drejt arritjeve më të larta: Rruga drejt të ardhurave më të larta në Evropë dhe Azinë Qendrore”.

“Sa i takon kapitalit fizik me qëllim rritjen e nivelit të kapitalit privat dhe publik është e rëndësishme të forcohen investimet vendase dhe akoma më shumë ato të huaja të cilat do të sigurojnë jo vetëm kapital të ri, por edhe njohuri të reja, aftësi menaxhimi dhe teknologji të avancuar. Në këtë kontekst është mirë që cikli i infrastrukturës publike po forcohet dhe që investimet e huaja direkte po përshpejtohen ndjeshëm të cilat vitin e kaluar arritën një nga nivelet më të larta në histori (7.1 për qind të BPV-së) pavarësisht rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe barrierave tregtare”, ka thënë guvernatorja.

Për rritjen e produktivitetit është veçanërisht e rëndësishme që në fokus të vihen inovacioni dhe zhvillimi teknologjik. Në këtë kontekst dhe konform kompetencave, Banka Popullore ndërmerr vazhdimisht hapa drejt inovacionit në sektorin financiar.

“Në periudhën e kaluar krijuan një Qendër inovacioni që mbështet kompanitë që janë të gatshme të investojnë në aktivitete financiare inovative. U miratua Strategjia e parë kombëtare për ‘fintek’ dhe u përgatit korniza rregullatore për kryerjen e pagesave që hapi rrugën për anëtarësimin në Zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA). Kjo do të mundësojë një numër të madh përfitimesh për ekonominë tonë, duke përfshirë modele më inovative biznesi dhe konkurrencë në industrinë financiare”, ka thënë Angellovska-Bezhoska, duke shtuar se aplikimi i teknologjive digjitale ka potencialin për të rritur produktivitetin dhe të zbusë disa nga pengesat strukturore për rritjen ekonomike.

Në Konferencë folës kanë qenë edhe Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend, Masimiliano Paolluçi dhe Mihalis Rokas ambasador i BE-së në vend, kryeekonomisti i Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore Ivajlo Izvorski. Në panel diskutimin ku mori pjesë guvernatorja Angellovska-Bezhoska fjalim kanë pasur edhe ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, pastaj ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, si dhe Viktor Mizo kryetar i Këshillit për investime të huaja.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sekretari amerikan i Thesarit thotë se e konsideron Putinin kriminel lufte
Next Article Murtezani: Reformat janë angazhim i përhershëm bazuar në prova, transparencë dhe besim publik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?