By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Angellovska-Bezhoska në konferencën në Tiranë: Sistemet bankare në rajon kanë kapacitet të mbështesin konvergjencën e përshpejtuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Angellovska-Bezhoska në konferencën në Tiranë: Sistemet bankare në rajon kanë kapacitet të mbështesin konvergjencën e përshpejtuar
EkonomiMaqedoni

Angellovska-Bezhoska në konferencën në Tiranë: Sistemet bankare në rajon kanë kapacitet të mbështesin konvergjencën e përshpejtuar

admin
Last updated: 14/11/2024 11:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Viteve të fundit ka pasur konvergjencë të të ardhurave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por kjo është zhvilluar ngadalë. Për përshpejtimin e saj rëndësi të veçantë ka ballafaqimi me pengesat strukturore, për çka është e rëndësishme edhe mbështetja nga sistemi financiar, ka thënë guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska në panel- diskutimin e guvernatorëve të rajonit të mbajtur në Tiranë, organizuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë dhe Asociacioni i institucioneve financiare të Shqipërisë.

Në panel diskutimin kanë marrë pjesë edhe zëvendësguvernatori Fadil Bajrami si dhe guvernatori i Shqipërisë, guvernatori i Kosovës dhe zëvendësguvernatori i Malit të Zi. Panel diskutimin e ka drejtuar Paul Tomsen, ish drejtor i Departamentit të Evropës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Konvergjenca e të ardhurave në rajon, nga viti 2019 e deri tani është përshpejtuar mesatarisht me rreth 2.6 pikë përqindje që është dukshëm më i ngadaltë krahasuar me periudhën para krizës financiare globale. Niveli momental i të ardhurave në rajon është ende i ulët dhe arrin rreth 42 për qind të të ardhurave në BE. Arsyet për konvergjencën e ngadaltë janë kryesisht strukturore dhe mund të lidhen me tre faktorë afatgjatë të rritjes: kapitali njerëzor, kapitali fizik dhe produktiviteti. Nga këtu, përshpejtimi i konvergjencës imponon nevojën e përshpejtimit të reformave strukturore, proces që kushton shtrenjtë dhe kërkon burime adekuate financiare”, thuhet në komunikatën e Bankës Popullore.

Sipas guvernatores, është shumë e rëndësishme që sistemi bankar mirë është përballuar me goditjet e mëparshme dhe ka arritur të forcojë kapacitetet e saj për të ofruar mbështetjen adekuate financiare për rritjen e ekonomisë.

“Një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi mund të jetë anëtarësimi në Zonën e vetme të pagesave euro SEPA, me të cilën sistemi ynë do të jetë më i integruar në sistemin evropian të pagesave, duke siguruar përfitime të shumta për qytetarët dhe kompanitë”, theksoi guvernatorja Angellovska-Bezhoska.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Inspektorati i Zbatimit të Gjuhës doemos duhet të aktivizohet me gjobitje!
Next Article ESHR: Humbjet e vazhdueshme në funksionimin e SHA Posta ndikojnë në ofrimin në kohë dhe cilësinë e shërbimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?