By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anketa e CRPC: Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë, Davkova para Pendarovskit!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Anketa e CRPC: Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë, Davkova para Pendarovskit!
Maqedoni

Anketa e CRPC: Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë, Davkova para Pendarovskit!

admin
Last updated: 19/04/2024 13:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 prill – Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikim (CRPC) në bashkëpunim me Shoqatën për gazetari, informim, komunikim dhe shërbime të marketingut “Глас на вистината” realizoj anketën e dytë në prag të zgjedhjeve Presidenciale 2024.

Të pyetur: Për cilin kandidat do të votojnë në zgjedhjet presidenciale, qytetarët janë përgjigjur me sa vijon:

Për kandidaten e VMRO DPMNE Gordana Siljanovska Davkova do të votonin 20,4% e të anketuarve, ndërsa për konkurrentin e saj kryesor, presidentin aktual Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, 16,8% e të anketuarve do të jepnin votën e tyre.
Në bllokun politik shqiptar, Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”, sipas sondazhit është para Bujar Osmanit nga Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI.
Kështu që, për Taravarin do të votonin 7.9% e qytetarëve të anketuar, ndërsa për Osmanin 6.9% e të anketuarve.
Për Maksim Dimitrievskin nga ZNAM do të votonin 2,7% e të anketuarve, ndërsa për Biljana Vankovskën nga Levica 2,6% . Për kandidatin Stevço Jakimovski nga GROM do të votonin 1,2% e të anketuarve. Poashtu, 18.2% e qytetarëve nuk mbështesin asnjërin prej kandidatëve , ndërsa 23.2% nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 8 deri më 13 prill të këtij viti me 1210 të anketuar, të përzgjedhur sipas një metode të rastësishme.

Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , duke u kujdesur për kriteret si: përbërja etnike, numri i votuesve, dhe shpërndarja gjeografike.

Margjina e gabimit +/- 3,0%. Rezultatet e anketës së realizuar, së bashkë me analizën e të dhënave e gjeni në grafikën e mëposhtme dhe e njëjta është e disponueshme në platformën online të Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikim. www.crpc.mk / www.crpc.eu

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Opozita protestë kundër Erion Veliajt, hedhin molotovë në derën e Bashkisë
Next Article “Festivali i Fëmijëve në Mersin të Turqisë” 19-24 Prill 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?