By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Anketa e KTGjD: Qytetarët i kanë vlerësuar shërbimet gjyqësore me 3.1
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Anketa e KTGjD: Qytetarët i kanë vlerësuar shërbimet gjyqësore me 3.1
Maqedoni

Anketa e KTGjD: Qytetarët i kanë vlerësuar shërbimet gjyqësore me 3.1

admin
Last updated: 30/01/2025 15:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Anketa rreth kënaqshmërisë së përdoruesve të shërbimeve gjyqësore tregon se rezultati i përgjithshëm për performancën e gjykatave është 3,1. Krahasuar me organet e tjera, gjykatat e Shkupit vlerësohen për një nuancë më keq. Notë më të ulët, apo 2 qytetarët kanë dhënë për shpejtësinë e veprimit, ndërsa më të lartë 4 për policinë gjyqësore.

Anketa që në dhjetor 2024 është realizuar nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në bazë të 1.100 të anketuarve mbulon aspekte të ndryshme si qasja në gjykatë, cilësia e shërbimeve, transparenca si dhe lufta kundër korrupsionit. Përgjigjet i referohen Gjykatës Themelore Penale Shkup, Gjykatës Themelore Civile Shkup, Gjykatës së Apelit Shkup dhe Gjykatës Supreme.

Darko Avramovski nga KTGjD në prezantimin e sotëm në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka shpjeguar rezultatet, duke theksuar se qasja në gjykata është përgjithësisht e mirë, por ka nevojë për përmirësim të transportit publik deri në gjykatë dhe udhërrëfyesit në objektet e gjykatave.

“Rezultati i përgjithshëm është 3.1 për performancën e përgjithshme të gjykatave. Qytetarët i vlerësojnë gjykatat për një nuancë më keq se organet e tjera. Krahasuar me organet tjera ata kanë notën 2.9. Puna e gjykatave nga ana e qytetarëve nuk perceptohet si më e keqe se puna e asnjë organi tjetër”, tha ai.

Sa i përket cilësisë së shërbimeve gjyqësore, anketuesit kanë dhënë një vlerësim mesatar prej 3.4 për nëpunësit gjyqësor dhe 3.5 për gjyqtarët.

Në pjesën e luftës kundër korrupsionit, 40 për qind e qytetarëve konsiderojnë se ka korrupsion në gjykata, që vjen si pasojë e përvojave të të afërmve dhe miqve. Nëntë përqind e të anketuarve kanë deklaruar se u është kërkuar ryshfet për një shërbim gjyqësor.

Anketa ka treguar se qytetarët janë të kënaqur me transparencën e Gjykatës Themelore Civile e cila ka marrë pikët më të larta, ndjekur nga Gjykata Themelore Penale. Megjithatë, ka pakënaqësi për mënyrën se si shkruhen vendimet gjyqësore dhe shpejtësia e marrjes së përgjigjeve.

Kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë, Ivan Xholev, theksoi se gjykatat kanë vepruar në 755 mijë lëndë, që sipas tij, tregon se qytetarët besojnë në sistemin gjyqësor.

“Këto shifra tregojnë se ne kemi një sistem gjyqësor funksional”, ka thënë Xholev.

Ai shtoi se anketa të tilla duhet të jenë udhërrëfyes në avancimin e ekonomisë dhe efikasitetin e procedurave, transparencës dhe rritjes së besimit të qytetarëve në gjyqësor.

Për ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov rezultatet e anketës janë dëshpëruese.

“Numrat janë brenda pritshmërive dhe janë të këqija. Le t’i analizojmë, t’i rishikojmë dhe të shohim se si më tej, kjo është dëshpëruese”, tha ai.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferencë donatorësh me fokus të rinjtë, organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
Next Article Lirohet mazuti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?