By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ankthi mund t’ju shkaktojë tension të lartë, kujdesi që duhet të tregoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Ankthi mund t’ju shkaktojë tension të lartë, kujdesi që duhet të tregoni
Shëndetësi

Ankthi mund t’ju shkaktojë tension të lartë, kujdesi që duhet të tregoni

admin
Last updated: 19/01/2025 09:36
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ankthi nuk shkakton hipertension afat-gjatë, megjithatë episodet e shpeshta të ankthit mund të shkaktojnë rritje të përkohshme por dramatike të tensionit të gjakut.

Këtë e thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org sipas të cilave, shpeshtësia e episodeve të ankthit, sidomos kur bëhet fjalë për çdo ditë, mund të dëmtojë enët e gjakut, zemrën, veshkat, njësoj si hipertensioni kronik.

Për më tepër, njerëzit që janë në ankth apo të stresuar janë më të prirur të ndërmarrin zakone jo të shëndetshme në stilin e tyre të jetesës siç janë:

Duhanpirja

Alkoli

Ushqyerja e tepruar.

Nga ana tjetër, medikamentet që merren për trajtimin e ankthit dhe sëmundjeve apo çrregullimeve të tjera mendore kanë ndikim duke rritur tensionin e gjakut.

Nëse ju vëreni se keni vështirësi në mbajtjen nën kontroll të ankthit apo ky i fundit ndikon dhe prish aktivitetet tuaja të përditshme, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me një mjek apo terapist.

Duke lexuar më poshtë do të mësoni mënyrat e thjeshta se si të zbusni ankthin në mënyra natyrale.

Kujdes me alkoolin

Një gotë ose dy tingëllojnë një alternativë e pranueshme për qetësimin e emocioneve.

Por nëse e teproni me alkoolin, atëherë do të përballeni me një nivel më të lartë të ankthit.

Pirja e tepruar e alkoolit ndikon ndjeshëm në punë e shtëpi por jo vetëm kaq.

Alkooli mund të nxisë probleme të tjera shëndetësore që shtojnë ankthin.

Rregulli i artë është jo më shumë se një pije alkoolike, pra një gotë, në ditë për femrat dhe jo më shumë se 2 pije për meshkujt.

Aktiviteti fizik

Nuk është nevoja të stërviteni si për një maratonë.

Mjafton një ecje prej 10 minutash ose një aktivitet fizik për 45 minuta.

Secila prej këtyre alternativave do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, njësoj si aspirina shuan dhimbjen e kokës.

Nëse kryeni një aktivitet të rregullt fizik të paktën 3 herë në javë, do të vini re që krizat e ankthit do të pakësohen.

Kopshtaria

Kontakti me natyrën dhe në veçanti përkujdesja për bimët dhe lulet është një kurë që funksionon.

Kopshtaria është një aktivitet stimulues për trurin.

Nëpërmjet këtij aktiviteti do të ndiheni më mirë nga ana emocionale.

Për më tepër, ju do të kaloni më shumë kohë jashtë ambienteve të mbyllura.

Terapia e aromave

Aroma si ajo e lavandës, kamomilit dhe trëndafilit ju vijnë në ndihmë.

Këto aroma mund t’i gjeni në formën e vajrave esencialë të cilat mund t’i nuhasni ose të fërkoni zona të trupit, kryesisht qafën.

Ekspertët mendojnë se këto aroma dërgojnë mesazhe kimike në tru të cilat ndikojnë për mirë tek humori dhe emocionet.

Gjumi

Gjumi furnizon trurin me energji dhe përmirëson humorin dhe përqendrimin.

Nga të dhënat, nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të prekur nga ankthi.

Kujdesuni që të flini të paktën 7 deri në 9 orë në ditë.

Përpiquni t’i përmbaheni një orari të caktuar gjumi dhe zgjimi.

Dhoma e gjumit duhet të jetë e freskët, në errësirë dhe pa zhurma.

Aktiviteti fizik përmirëson gjumin, për sa kohë ushtroheni në mëngjes ose pasdite.

Ditari

Përpiquni të identifikoni gjërat që nxisin ankthin, siç mund të jetë familja, puna, shkolla, kafeina apo uria.

Shkruani atë që mendoni se nxit ankthin dhe do të dini ta menaxhoni më mirë krizën e ardhshme.

You Might Also Like

Çfarë i ndodh trupit kur skuqemi në fytyrë

Njihuni me super-vlerat e spinaqit

Këto tri pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku

Si duket shpëlarja e vërtetë e trurit?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article TikTok “offline” në SHBA disa orë përpara se ndalimi të hyjë në fuqi
Next Article Besimtarët ortodoksë e festojnë Epifaninë – Ujin e Bekuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?