By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Anora” fituesja absolute e ‘Oscars’ të këtij viti: Për çfarë flet filmi që fitoi pesë çmime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > “Anora” fituesja absolute e ‘Oscars’ të këtij viti: Për çfarë flet filmi që fitoi pesë çmime
Showbizz

“Anora” fituesja absolute e ‘Oscars’ të këtij viti: Për çfarë flet filmi që fitoi pesë çmime

admin
Last updated: 03/03/2025 09:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ceremonia e 97-të e ‘Oscars’, e mbajtur mbrëmë në Los Angeles, kurorëzoi “Anora” si fituesin absolut të mbrëmjes.

Filmi i regjisorit Sean Baker fitoi pesë çmime prestigjioze, duke përfshirë atë për Filmin më të Mirë, Regjinë më të Mirë, Skenarin më të Mirë Origjinal dhe Arritjen në Montazh.

Një nga surprizat e mëdha të natës ishte fitorja e Mikey Madison, e cila, në moshën 25-vjeçare, u shpall Aktorja më e Mirë për rolin e saj në këtë film.

Foto: Mikey Madison (Screenshot)

Ajo triumfoi përballë konkurrenteve të forta si Cynthia Erivo “Wicked”, Demi Moore “The Substance”, Karla Sofía Gascon “Emilia Pérez” dhe Fernanda Torres “I’m Still Here”.

Për çfarë flet “Anora”?
Filmi ndjek historinë e Anna-s (Mikey Madison), një striptiste e re nga New York-u, e cila bie në dashuri me Vanya-n (Mark Eydelshteyn), djalin e një miliarderi rus.

Foto: Mikey Madison/Oscars (Screenshot)

Ata vendosin të martohen menjëherë, por kur familja e tij mëson për këtë, dërgon njerëz për të ndaluar martesën, duke shkaktuar një ndjekje dramatike nëpër rrugët e qytetit.

I përshkruar si një përzierje emocionuese dhe komike e një historie moderne të “Hirushes”, filmi është vlerësuar lart nga kritikët.

Në Rotten Tomatoes, ka marrë 93% vlerësim nga kritikët dhe 89% nga audienca, ndërsa në IMDb ka një vlerësim prej 7.7/10.

Me suksesin e jashtëzakonshëm të “Anora”, Sean Baker konfirmon talentin e tij si një nga regjisorët më të rëndësishëm të kohës sonë, ndërsa Mikey Madison hyn në historinë e Oscars me një performancë të paharrueshme.

You Might Also Like

Dani Olmo festoi Kupën e Botës në krahët e të dashurës – momenti romantik që mori vëmendjen

“Të mungosh në trevjetorin e ditëlindjes së djalit tënd”, ish-partnerja Ajsel Abazi me akuza ndaj Eros Grezdës

Dua Lipa tërheq vëmendjen me stilin e saj në finalen e Kupës së Botës

Kader Kicaj shfaqet super ‘hot’, vështirë t’i largosh sytë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshjen e guximshme gjatë performancës në Los Angeles

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
Next Article Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?