By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Apple anulon projektin e veturës autonome elektrike, po pushon edhe qindra punonjës nga ky departament
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Apple anulon projektin e veturës autonome elektrike, po pushon edhe qindra punonjës nga ky departament
Auto

Apple anulon projektin e veturës autonome elektrike, po pushon edhe qindra punonjës nga ky departament

admin
Last updated: 28/02/2024 09:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Apple po heq dorë nga përpjekjet e saj të fshehta dhe afatgjatë për të prodhuar një veturë autonome elektrike, kanë njoftuar drejtuesit e kësaj kompanie amerikane në një takim të shkurtër që patën me ekipin e këtij departamenti gjatë të martës.

Siç raporton TechCrunch, kompania me gjasë do të shkurtojë edhe qindra vende pune nga ky departament, dhe e gjithë puna në këtë projekt është ndalur.

Disa prej punonjësve të mbetur do të zhvendosen në projektet gjeneruese të AI të Apple. Të tjerët do të kenë 90 ditë për t’u ricaktuar në role tjera brenda kompanisë ose do të shkarkohen përfundimisht. Projekti i veturës numëron akoma rreth 1.400 punonjës.

Vendimi për ta “shuar” projektin vjen në një kohë kur prodhuesit e mëdhenj të veturave janë duke rivlerësuar investimet e tyre në veturat elektrike, mes një kontrolli të shtuar mbi projektet e automjeteve autonome.

Hyrja e Apple në sektorin e automobilizmit u pa gjithashtu si një ndihmë e mundshme për ‘linjën’ e saj përfundimtare, duke i dhënë asaj një burim të ri të ardhurash për të ndihmuar në forcimin e shitjeve të stagnuara të harduerit, dhe kërcënimeve nga rregullatorët ndaj biznesit.

Apple fillimisht nisi punën në projektin e saj të veturave të njohur si Project Titan në vitin 2014. Në momente të caktuara, kishte rreth 5 mijë punëtorë të përkushtuar nga kësaj përpjekje për të sjellë diçka të re.

Por Apple “sorollatej” në mënyrë të përsëritur gjatë dekadës së fundmit, duke u luhatur midis një theksi në bërjen e një konkurrenti të veturave elektrike siç është Tesla dhe një veture plotësisht autonome të ngjashme me atë që Waymo ka krijuar.

Shefi operativ i Apple, Jeff Williams dhe nënkryetari përgjegjës për Titan, Kevin Lynch, e njoftuan ekipin me lajmin të martën në një takim të shkurtër që zgjati rreth 12 minuta. 

You Might Also Like

Ferrari Daytona SP3 po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë, një ekzemplar pritet të shitet deri në 13 milionë dollarë

Besojeni ose jo, kjo Corvette C7 kaloi vite të tëra nën ujë

Jaguar synon rikthimin në tregun premium me Type 01

MINI e çon Countryman-in jashtë asfaltit, versioni Untamed vjen me ngritje të pezullimit dhe goma all-terrain

Hyundai prezanton Tucsonin e ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DASH: Bisedimet për rregulloren e BQK-së të vazhdojnë me urgjencë
Next Article Sulmohet seksualisht një shtetase e huaj në Prishtinë, i dyshuari e kishte përcjell dhe kishte hyr në ashensor me të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?