By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra
Showbizz

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

admin
Last updated: 18/04/2024 12:49
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Është përfolur këto ditë në disa prej mediave vendore, se këngëtarë të shumtë shqiptarë si: Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom dhe Eugena Aliu, u arrestuan në një diskotekë në Zvicër – për arsye të shfrytëzimit të vizave turistike për të kryer punë.

Ngjarja thuhet se ndodhi në një mbrëmje të planifikuar të mbahej në një diskotekë shqiptare në Cyrih, më 13 prill – e organizuar në kuadër të festës së Fitër Bajramit.

Këngëtari Labinto Rexha, i cili e konfirmoi ngjarjen për Indajderin, reagoi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke shkruar: “Të dashur miq, dhe ju të gjithë dashamirë të muzikës time. Në dy ditët e fundit kam marr shumë telefonata nga mediat Kosovare për të folur rreth mbrëmjes së fundit në Bolero dhe për hir të opionit publik dua te dal me një sqarim për të gjithë. Si çdo ku në botë në secilën diskoteke dhe lokal që ndodhin kontrollimet rutine nga shteti, edhe në mbrëmjen e përfolur ka ndodhur njëjtë, pas asaj kontrolle çdo gjë ka shkuar në rregull”.

Foto: Labinot Rexha/Facebook (Statusi është ndërprerë në momentin që është përmendur emri i diskotekës – kjo për të ruajtur privatësinë e biznesit)

Lidhur me ngjarjen në fjalë, Telegrafi ka kontaktuar Policinë kantonale të Cyrihut në Zvicër, për të marrë më shumë informata dhe për të pyetur mbi vërtetësinë e ngjarjes.

Ata në një përgjigje të shkurtër kanë konfirmuar se në datat e përfolura ka pasur bastisje në disa klube të natës në Cyrih, por që nuk kanë zbuluar specifikisht emra.

“Faleminderit për interesimin tuaj tuaj. Policia kantonale e Cyrihut ka kryer kontrolle në disa klube nate, bare, dhe klube të vallëzimit. Për arsye të sekretit zyrtar, ne nuk lejohemi të japim asnjë informacion personal mbi identitetin e personave të arrestuar”, kanë thënë Policia kantonale e Cyrihut në një përgjigje për Telegrafin.

Por ata kanë dhënë detaje mbi bastisjet në fjalë, të cilat korrespodojnë me datën e mbrëmjes kur flitet se ka ndodhur ngjarja me artistët shqiptarë (13 prill), si dhe për arsyet që mund të kenë çuar në arrestim – pasi ata i referohen se kanë dërguar në mbajtje “të huajt” apo vizitorët e jashtëm që kanë thyer rregullat e vizës turistike.

“Më 16 prill 2024, Policia Zivcerane e Kantonit të Cyrihut kontrolloi klubet dhe bare të ndryshme gjatë dy fundjavave (5-6 prill 2024 dhe 12-14 prill 2024), përfshirë personelin dhe mysafirët e tyre. Gjatë pesë netëve, policia arrestoi 47 persona. Kontrollet u kryen në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, Zyrën e Ekonomisë, Zyrën e Migracionit, Autoritetin e Lojërave të Fatit ndër-kantonal, Instituti Forensik të Cyrihut si dhe njesitet e ndryshme policore komunale në rrethinat e Bülach, Dietikon, Hinwil, Uster dhe Winterthur. Në 13 bare, klube dhe klube të vallëzimit, policët kontrolluan menaxherët e bizneseve, stafin dhe mysafirët; në total, disa qindra persona”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë kantonale të Cyrihut.

“Policia arrestoi 47 persona, kryesisht për shkelje të Ligjit të Huajve dhe Integrimit (AIG). U shkruan më shumë se 70 ankesa për prokurorët e shtetit ose autoritetet e gjobave për shkelje. Persona të akuzuar u raportuan për shkelje të ndryshme të ligjeve, përfshirë Ligjin e Lojërave të Fatit (BGS), Ligjin Federal kundër Punës në të zezë (BGSA), Ligjin Federal për Mbrojtje nga Duhani (proteksioni nga tymi pasiv), Ligjin e Ushqimit (LMG), Ligjin e Mbrojtjes së Markave (MSchG), Ligjin Federal për Mbrojtje nga Rrezatimi Jo-ionizues dhe Zhurma (NISSG), Ligjin e Kantonal të Hostelerisë (GGG) dhe Ligjin e Policisë Kantonale (PolG). Disa persona u dërguan përpara Prokurorisë së Shtetit”, thuhet më tej në deklaratën e policisë.

Teksa mbetet enigmë nëse në mesin e këtyre personave ishin këngëtarët e lartpërmendur shqiptarë, vet ata nuk kanë reaguar mbi këto raportime të bëra në disa media.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident në rrugën Kumanovë – Shkup, lëndohet rëndë një person
Next Article Nedellkov: SASHK-u nuk do të lejojë pagesën e pagës në kundërshtim me Marrëveshjen kolektive për veprimtarinë kulturore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?