By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestimi i Berishës/ Dumani: Drejtësia nuk mund të sfidohet, s’jam peng i askujt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Arrestimi i Berishës/ Dumani: Drejtësia nuk mund të sfidohet, s’jam peng i askujt
Shqipëri

Arrestimi i Berishës/ Dumani: Drejtësia nuk mund të sfidohet, s’jam peng i askujt

admin
Last updated: 22/05/2024 16:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se nuk i ka duart e lidhur derisa të ushtrojë detyrën e tij si prokuror. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve teksa iu përgjigj pyetjeve të Nokës, Dumani ka thënë se referuar dosjes “Partizani” dhe arrestimit të ish-kryeministrit Berisha, drejtësia nuk mund të sfidohet. Më tej, Dumani është shprehur se nuk është peng i askujt.

Flamur Noka: Korrupsioni është shumëfishuar. Mos vallë i keni duart e lidhura? Mos vallë keni një ngërç diku sepse Rama funksionon dhe me pengmarrje dhe ne e njohim si funksionon Rama. Ju i keni hapur proces ligjor kryetarit të opozitës pa asnjë fakt, pa asnjë provë dhe sot mban të burgosur politik atë pa akuzë, rast unik dhe i pabazuar në ligj. Nisët një proces ndaj tij në shkelje të kushtetutës.

Altin Dumani: Unë ai që kam qenë ai jam. Nuk i kam patur duart e lidhura në 2008 dhe nuk i kam duart e lidhura as në vitin 2023 edhe as në vitin 2024 edhe deri sa të ushtroj detyrën time si prokuror. Lëre drejtues, unë jam prokuror. E lidh veten time me prokuror. Politik? Nuk ka shans të jem politik dhe nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time dhe ju e dini shumë mirë që nuk ka shans kush të më ndikojë në punën time. Zero shanse në punën time dhe të kolegëve të mi me të cilët ne ndajmë çdo problematikë dhe çdo shqetësim që kemi në punën tonë. Lidhur me çështjen në ngarkim të ish-kryeministrit, ajo është një çështje nën hetim, unë nuk mund të prononcohem. Çdo vendim është i kontrollueshëm nga sistemi gjyqësor, por mund të them këtë që drejtësia nuk mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kaloi 10 vite te Reali, por Varane tani po nënshkruan për rivalët e mëdhenj të Los Blancos
Next Article Mickoski: Ahmeti që më nënvlerësonte, do t’i jap leksione politike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?