By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohet biznesmeni nga Strumica, Risto Krmzov
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arrestohet biznesmeni nga Strumica, Risto Krmzov
Maqedoni

Arrestohet biznesmeni nga Strumica, Risto Krmzov

admin
Last updated: 09/06/2025 12:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – 15 persona juridikë dhe 23 persona fizikë janë përfshirë në rastin që Agjencia për Siguri Publike e Ministrisë së Brendshme, Ministria e Financave – Administrata për Polici Financiare dhe Administrata për Të Ardhura Publike e kanë nisur sot në mëngjes. Sipas informacioneve me urdhër të prokurorit publik, Agjencia për Siguri Publike sot në mëngjes ka arrestuar disa persona, përfshirë edhe Risto Krmzov, biznesmenin e njohur nga Strumica.

Bëhet fjalë për zbardhjen e një strukture kriminale politike që përmes paraqitjes false të fitimeve dhe pagesës së simuluar të taksave, ka përfituar shuma të mëdha nga kthimi i TVSH-së. Me ndihmën e firmave fiktive, personave fizikë jo ekzistues nga Kosova dhe vende të tjera, janë krijuar transaksione false si mburojë për shmangien e ligjit. Paratë e vjedhura, përmes pagesave të montuara shtetërore, kanë përfunduar në xhepat privatë, dhe më pas janë larë dhe legalizuar përmes sektorit të ndërtimit, që për vite me rradhë ka qenë kanali i preferuar për pastrimin e parave.

Kërmzov është biznesmen i njohur në Strumicë që ka përfituar për vite të tëra nga lidhjet e afërta me qendrat politike dhe ekonomike të pushtetit.

Në këtë rast janë përfshirë edhe privatizime të pronës shtetërore, leje të dyshimta ndërtimi, kredi nga banka vendore dhe të huaja, transferim i pronës tek firma dhe familjarë të afërt, lidhje me firmat dhe kapitalin e ish-kryetarëve të komunave dhe kryeministrave.

Që nga viti i kaluar në shtator u bë publik se miliona euro janë transferuar në llogari në Turqi përmes bankës së falimentuar Eurostandard. Mbi 8 milionë euro janë transferuar nga Eurostandard në llogari turke. Në këtë skemë kanë qenë të përfshira disa kompani nga Strumica, përfshirë firmat e biznesmenit Risto Krmzov.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim
Next Article Mbledhja e Kuvendit është shtyrë për një orë, E majta edhe sot kërkon përgjigje për shpenzimet rrugore dhe qiratë e deputetëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?