By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohet punonjësi i Policisë për kontrabandë karburanti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Arrestohet punonjësi i Policisë për kontrabandë karburanti
Shqipëri

Arrestohet punonjësi i Policisë për kontrabandë karburanti

admin
Last updated: 25/06/2025 15:37
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë inspektor F. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për përfshirje në vepra penale të lidhura me kontrabandën dhe mosbindjen ndaj forcave të rendit.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pas një ngjarjeje të ndodhur më 24 maj 2025, rreth orës 18:00, kur i dyshuari, duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” me rimorkio të ngarkuar me një depozitë të mbushur me karburant (naftë), kaloi territorin doganor të Qafë Morinës, duke mos iu bindur urdhrave të shërbimeve të Pikës së Kontrollit Kufitar dhe atyre Doganore për verifikimin e mallit dhe ndjekjen e procedurave përkatëse.

Pas ndalimit dhe veprimeve hetimore të kryera nga autoritetet, rezultoi se sasia e karburantit të ngarkuar ishte 840 litra. Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vijimin e veprimeve ligjore.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kroçera “National Geographic Orion” në Durrës, Rama: Një linjë e re turistike për Shqipërinë
Next Article Siljanovska-Davkova pati një takim të shkurtër me Trump: Një gjest simbolik respekti dhe partneriteti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?