By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arsenijeviq mohon lidhjen me armët e gjetura në Zveçan: S’kam çka fsheh, le të hetojë edhe FBI-ja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arsenijeviq mohon lidhjen me armët e gjetura në Zveçan: S’kam çka fsheh, le të hetojë edhe FBI-ja
Maqedoni

Arsenijeviq mohon lidhjen me armët e gjetura në Zveçan: S’kam çka fsheh, le të hetojë edhe FBI-ja

admin
Last updated: 23/06/2025 15:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kosovës është në kërkim të politikanit serb Aleksandër Arsenijeviq nën dyshimin për armatimin e gjetur në Zveçan, më 22.06.2025.

Ky i fundit ka deklaruar se nuk është në dijeni se po kërkohet nga organet e rendit.

Lidhur me këtë Veton Elshani, Zëvëndësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri, tha për KALLXO.com që sipas informatave që Policia posedon Arsinijeviq gjendet jashtë Kosovës.

“Një person është me interes për neve me u intervistu. Ai njeri është Arsenijeviq”, u shpreh Elshani sot.

Kurse, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka deklaruar të hënën se Arsenijeviq do të arrestohet sapo të ndodhet në Kosovë.

“Ai nuk ndodhet në Kosovë. Organet e ndjekjes janë në kërkim. Është i kërkuar. Në momentin që vjen në territorin e Republikës së Kosovës do të ndalet dhe do të arrestohet” – tha Sveçla para mediave.

Ndër të tjera, ai tha se tri prona të Arsenijeviqit janë bastisur gjatë aksionit të djeshëm.

“Sipas informatave që më janë dhënë tri prona të tij janë bastisë dje. Ndër të tjera janë gjetë pajisje edhe për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe disa gjëra të tjera minore, por që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim për një kohë të gjatë”, përfundoi Sveçla.

Në anën tjetër, Aleksandër Arsenijeviq tha për KALLXO.com se nuk është në dijeni që është në kërkim nga forcat e rendit.

“Mundem vetëm të hamendësoj, por tash po dëgjoj prej juve. Unë tash jam me familje, në një udhëtim te familjarët e mi. Por, kur të kthehem me shumë dëshirë isha lajmëruar nëse procesi kishte me qenë i drejtë, ashtu qysh duhet me qenë. Nuk kam çka të fsheh. Mund të kërkoj edhe ekspertizë të FBI-së, hetim me të gjithë faktorët relevant. Po ashtu mundem të hyj edhe në poligraf, sepse unë jam i sigurt që ajo që ka ndodhë aty nuk ka kurrfarë lidhje me mua”, tha Arsenijeviq, duke shtuar se “nuk kisha me qenë aq budalla që t’i bëjë vetes diçka të tillë”./Kallxo/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPJdheTJ: Do të evakuohet edhe një familje nga Izraeli, qytetarët të përmbahen nga udhëtimet në Lindjen e Afërt
Next Article Turqia ngjitet në vendin e katërt në turizmin botëror

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?