By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH: Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Dautin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH: Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Dautin
Maqedoni

ASH: Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Dautin

admin
Last updated: 15/01/2025 18:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 janar – Krahu i Ziadin Selës i Aleancës për Shqiptarët sot pasdite përmes një kumtese theksoi se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duhet ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për deputeten dhe kryetaren e Komisionit kuvendor për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.

“Afrim Gashi dhe ata që kanë hyrë në këtë lojë, e dijnë kushtin tonë që e kumtoi edhe vetë deputetja Ilire Dauti. Ata fillimisht duhet të shfuqizojnë konkluzionin e padrejtë dhe me po ato vota të rizgjedhin zonjën Dauti kryetare, që ajo e lirë, pa cenzurë e pa diktat të mundet të veprojë ashtu siç e meriton çdo njeri të ketë të garantuar kushtet gjatë kryerjes së punës së vetë”, bëhet e ditur në kumtesën e ASH-së.

Theksojnë se Aleanca për Shqiptarët dhe Fronti Europian i qëndrojnë pas deklaratës së zonjës Dauti.

“Vlerësojmë se ajo e ka kryer punën me përgjegjësi dhe në përputhje me Rregulloren andaj dhe kërkojmë që të shfuqizohet konkluzioni i inicuar nga Levica dhe i propozuar nga Gashi”, thonë nga ASH.

Interpelanca për kryetaren e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, e dorëzuar nga grupi parlamentar E majta, është votuar të premten me 61 vota “për” të siguruara nga deputetët e partisë E majta, VMRO-DPMNE dhe ZNAM. Blloku shqiptar ishte kundër interpelancës, ndërsa deputetët e LSDM-së edhe pse ligji për “branitellat” është i tyre, u larguan nga salla. Më pas, Kabineti i kryetarit të Kuvendit doli me kumtesë ku thuhet se interpelanca nuk ka pasur pasoja të detyrueshme juridike.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bullgaria i ofron marrëveshje Maqedonisë së Veriut për tunelin hekurudhor tejkufitar
Next Article Deri te Gjykata kushtetuese nuk ka arritur kërkesë për mendim lidhur me shkarkimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?