By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bullgaria i ofron marrëveshje Maqedonisë së Veriut për tunelin hekurudhor tejkufitar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bullgaria i ofron marrëveshje Maqedonisë së Veriut për tunelin hekurudhor tejkufitar
Maqedoni

Bullgaria i ofron marrëveshje Maqedonisë së Veriut për tunelin hekurudhor tejkufitar

admin
Last updated: 15/01/2025 18:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sofje, 15 janar – Qeveria bullgare i dërgoi Republikës së Maqedonisë së Veriut projekt-marrëveshje për përgatitje, ndërtim dhe punë në tunelin hekurudhor tejkufitar, që i lidh dy vendet, kumtoi Ministria bullgare e Transportit dhe Lidhjeve.

Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të ndërmarrin obligime konkrete dhe të qarta për realizimin e tunelit hekurudhor kufitar. Ky është elementi kyç i ndërtimit të Korridorit transportues evropian 8, i cili e lidh Detin e Zi me Detin Adriatik dhe kalon në territoret e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Me nënshkrimin e marrëvehsjes, do të dakordohen çështjet teknike, financare, juridike dhe organizative lidhur me ndërtimin e tunelit. Ato duhet të jenë në pajtim me legjislaturën evropiane dhe kombëtare të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Sipas propozimit, të dy shtetet do të arrijnë marrëveshje se kush do të përgjigjet për ndërtimin e objektit tejkufitar, për furnizimet publike dhe për kontroll të ndërtimit.

U planifikua që drejtorët e hekurudhës së Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut të formojnë grupe të përbashkëta punuese për përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e tenderit.

Në afat prej tre muajve nga hyrja në fuqi të marrëveshjes, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të përgatisin dhe të dërgojnë deri te Komisioni Evropian dhe institucionet financiare orar të përgjithshëm për realizimin e ndërtimit.

Të dy vendet do të investojnë përpjekje maksimale që të sigurojnë grant-ndihmë për ndërtimin e tunelit dhe infrastrukturën e tij hekurudhore fqinjësore, duke i respektuar kërkesat e BE-së dhe NATO-s lidhur me standardet e Rrjetit transportues transevropian (TEN-T), thuhet në projekt-marrëveshjen.

Pala bullgare, qëndron në kumtesë, është e gatshme sa më shpejtë t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut për tekstet e propozuara, e pastaj të vazhdojë me nënshkrimin e tyre.

Më datën 30 të muajit të kaluar, Qeveria e Bullgarisë e miratoi projekt-marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor tejkufitar “Deve Bair” dhe siç publikoi atëherë Ministria bullgare e Transpoortit, do të formohet komitet i përzier dhe do të bisedohet me Maqedoninë e Veriut për tekstin e marrëveshjes.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska – Davkova e priti përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Matisen
Next Article ASH: Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Dautin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?