By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ashpërsohen raportet Sofje – Shkup!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Ashpërsohen raportet Sofje – Shkup!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Ashpërsohen raportet Sofje – Shkup!

admin
Last updated: 20/09/2024 11:04
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shtator – Në vend të përmirësimit e avancimit të raporteve mes dyja shteteve po ndodhë e kundërta, nga një atmosferë e qetë dhe paqësore situata ka rrëshqitur në një atmosferë të zbehtë dhe jo të këndshme. Tani, se kush është fajtor për ashpërsimin e raporteve mes Sofjes dhe Shkupit është çështje e diskutueshme por më e rëndësishme se kjo është fenomeni që po ndodhë dhe që vendi po shkoni një hap pas. Maqedonia e Veriut është “peng” i Bullgarisë pa realizuar ndryshimet Kushtetuese nuk ndryshon dot rruga për fillim të negociatave me BE-në. Vizita e fundit e Davkovës në Sofje mos pritja me flamur zyrtar, deklaratat e fundit të Radev dëshmojnë qartësisht se situata nuk është aspak në nivelin e dëshirueshëm, shkruan Zhurnal.

Përkeqësim i raporteve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut –

Zyra e presidentit bullgar Rumen Radev dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje kanë reaguar ndaj, siç thuhet, kualifikimeve fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga zyrtarët maqedonas.

“Manipulimi i fakteve dhe reagimet histerike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ngjallin optimizëm se fqinji ynë jugperëndimor dëshiron të largohet nga fusha e provokimeve dhe skandaleve të orkestruara në marrëdhëniet me Bullgarinë. Dialogu i hapur dhe konstruktiv, edhe në një takim joformal, siç ishte ai i mbajtur mes presidentëve të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut më 13 shtator, me sa duket shqetësoi shumë qarqe të caktuara në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. “Qytetëria i qeverisë së re të RMV-së do të gjykohet ende nga fakti nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e fushatave për të nxitur urrejtjen kundër Bullgarisë apo kundër tyre, si dhe nga aftësia e saj për të respektuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe përkushtimi i vërtetë për zbatimin e tyre kriteret e Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Anëtarësimi në Evropën e bashkuar kërkon vullnet të vërtetë, përpjekje sistematike dhe rezultate konkrete”, thuhet në shërbimin për shtyp të presidentit Rumen Radev.

MPJ bullgare në reagim fajëson reagimet e paprovokuara joevropiane nga Shkupi në të cilat, siç thonë ata, Sofja nuk dëshiron të marrë pjesë.

“Lidhur me kualifikimet e mëvonshme fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga zyrtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne refuzojmë kategorikisht të përfshihemi në një ton të tillë joevropian dhe të papajtueshëm me një ton të sjellshëm. Partnerët tanë janë njoftuar për provokimet e paprovokuara, të cilat synojnë të prishin dialogun. Edhe një herë ju rikujtojmë rëndësinë vendimtare të zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e MPJ-së bullgare.

E ashpërsimi raporteve ka zanafillë të mëhershme, kur presidentja e sapozgjedhur, Gordana Siljanovska, për herë të parë pas marrjes së pozitës vizitoi Bullgarinë ka ndodhur një “surprizë” e pa pritur nga pala bullgare ku gjatë fotografimit me presidentin bullgar Rumen Radev në prapavijë ka pasur të vendosur vetëm flamuj bullgarë. Që në gjuhën diplomatike kjo është një mos përfillje e shtetit prej ku vjen përfaqësuesi.

E ky shqetësim është shprehur edhe gjatë takimit për shkak të devijimit nga protokolli i dakorduar për fotografimin e dy presidentëve dhe është kërkuar sqarim shtesë nga pala bullgare. Për devijimin nga protokolli është ankuar edhe presidentja, e cila për mediat vendase ka thënë se megjithatë, ka vendosur që të fotografohet dhe të mos shkaktojë skandal.

Negociatat me BE-në janë hapur por nuk kanë filluar, varen nga ndryshimet Kushtetuese-

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përveç ndryshimit kushtetues, propozimi francez bën pjesë të kornizës së negociatave me BE marrëveshjet bilaterale të RMV me Greqinë dhe Bullgarinë. Në pikën 5 të Kornizave Negociuese që shoqërojnë propozimin francez përfshihet parashikimi se përparimi i negociatave do të përcaktohet nga progresi i RMV në përgatitjen për anëtarësim. Ky progres do të matet specifikisht, ndër të tjera, me “përkushtimin ei Maqedonisë së Veriut për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal, duke përfshirë edhe arritjen e rezultateve të dukshme dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale me vullnet të mirë, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e vitit 2017 për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore me Bullgarinë .”

Zyrtarisht, Bashkimi Evropian shpalli hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 19 Korrik 2022. Kjo erdhi 17 vite pasi Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat, dhe 13 vite pas rekomandimit fillestar të Komisionit Europian për fillimin e negociatave të anëtarësimit me RMV. Në fjalimin e saj të 19 Korrikut, von der Leyen foli për “durimin strategjik, me bollëk” të treguar nga dy shtetet. Por edhe sa durim strategjik do t’u duhet të vazhdojnë të tregojë Republika e Maqedonisë së Veriut?

Kujtojmë që, Maqedonia e Veriut, aktualisht ndodhet në procesin e shqyrtimit të ligjeve të Bashkimit Europian, në të cilin një vend familiarizohet me legjislacionin e BE dhe detyrimet që ato nënkuptojnë, ndërsa, në të njejtën kohë Komisioni Europian ekzaminon nivelin e përgatitjes së tij. Ky proces është hapi i parë në procesin më të gjatë të negociatave të anëtarësimit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Prandaj, tani në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet fqinjësore me Bullgarinë që kanë qenë edhe pengesa kryesore ndër vite që bllokonte Maqedoninë e Veriut drejtë anëtarësimit në BE. Tani kur kjo bllokadë është hequr, dhe RMV është kushtëzuar për të bërë ndryshimet Kushtetuese që pakicat bullgare të futen si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit, kjo sipas propozimit francez që kanë pranuar dyja shtet. Dhe, tani prishja e marrëdhënieve prish punën e arritur deri më tani. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Festa e maturës në Tetovë, MPB: Mos pini alkool dhe mos vozisni pa patentë

Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

Monstra/ Raufi: Të rishqyrtohet rasti

Matura shtetërore, rreth 15 mijë maturantë do t’u nënshtrohen provimeve

BDI reagon ndaj fjalimit të Mickoskit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ISHP: Për shkak të ndryshimeve klimatike, është e mundur shfaqja e rasteve të reja të etheve të Nilit Perëndimor në RMV
Next Article Paralajmëron udhëheqësi i Hezbollahut, i quan sulmet izraelite “shpallje lufte”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tërmet i fortë në Greqi
Bota
Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan
Kosovë
Festa e maturës në Tetovë, MPB: Mos pini alkool dhe mos vozisni pa patentë
Maqedoni
Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?