By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Asistente vs shef
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Asistente vs shef
Kuriozitete

Asistente vs shef

admin
Last updated: 18/04/2024 08:22
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kjo mund të jetë një deklaratë e guximshme për t’u bërë, por të jesh asistenti mundet të jetë më mirë sesa të jesh shefi! Gjithashtu shumë njerëz mund të thonë që stili i jetës së një menaxheri është diçka që të frymëzon ndërsa roli i asistentit është diçka për tu shmangur, kur shikoni më afër në këto role ju mund të befasoheni duke gjetur që përfitimet e të qenit asistent peshojnë më shumë se vështirësitë e të qenit menaxher.

Çaj? Kafe? – A mund të bëni një filxhan të mirë çaji? Nëse jo mësoni ta bëni tani sepse mund t`ju garantoj që një nga detyrat e shpeshta mund të jetë që të bëni një filxhan çaji për shefin (ose nëse jeni aq pa fat që të jeni asistenti i një departamenti do të bëni çaj për të gjithë departamentin!) Por jo gjithçka është errësirë dhe dënim në fakt, ju mund të shijoni një pushim nga puna për pak minuta për të rifreskuar mendjen dhe të rimerrni energji ndërkohë që bëni pijet. Menaxherët ndërkohë që marrin një filxhan kafe, rrallë mund të marrin një minutë pushim në ditë për të rifreskuar mendjen dhe rifituar energjitë. Mësoni artin e një filxhani kafe ose çaji dhe ju do të vlerësoheni me siguri.

Më pak stres – Është menaxheri juaj që mban peshën e kompanisë mbi shpatulla, jo ju. Ju keni një punë specifike për të bërë dhe mund të fokusoheni vetëm në arritjen e detyrave tuaja, kështu duke ja lënë të gjithë stresin dhe shqetësimet atyre që janë në nivele më të larta. Puna e një asistenti konsiderohet gjerësisht si një punë me më pak stres, në fakt shqetësimi më i madh është të vraposh për të bërë çaj! Nëse një punë e lehtë në ditë është një filxhan çaj, atëherë aplikoni për një rol asistenti.

Më pak përgjegjësi – Ju gjithashtu keni më pak përgjegjësi sesa të tjerët me tituj specifik pune. Nëse jeni thjesht një asistent tek dikush me një rol specifik, atëherë detyra juaj është thjesht për të ndihmuar. Ju nuk do të jeni personi ndaj të cilit drejtohen në departament, për afatet që nuk janë realizuar ose për përfitimet që nuk po rriten. Ju bëni siç ju thuhet dhe kjo është mënyra më e mirë për të shmangur përgjegjësitë.

Më tepër mundësi për gabime – Një menaxher ka pak mundësi për gabime. Gabimi më i vogël mund të krijojë humbje të çështjeve që mund të dëmtojnë kompaninë, ose sigurinë e punës së punonjësit! Si një asistent ju keni shumë më tepër mundësi për gabime; asistentët janë rrallë “ekspert” në fushën në të cilën punojnë, ata thjesht mësojnë sesi ta realizojnë punën. Kështu në këtë mënyrë është e pritur dhe e pranueshme për asistentët për të bërë gabime.

Mësoni për çfarë keni nevojë – Një nga gjërat më të mira për të qenë një asistent është se ju mund të mësoni nga më të mirët, ndërkohë ju fitoni pagën dhe gjithashtu fitoni respekt në të njëjtën kohë! Kjo është diçka e pavlerësueshme. Kur ju të kaloni në një punë me më shumë autoritet, ju do të keni mësuar mënyrat e duhura dhe të gabuara të të bërit të gjërave dhe ju do të konsideroheni me “eksperiencë” brenda industrisë.

Nuk keni orare të vona – Si një asistent, ju do të jeni me fat që nuk do ta shikoni kurrë shefin tuaj duke u robëruar në tavolinën e tij pas shumë orësh. Pse? Sepse sapo ora 5 të vijë ju do të dilni jashtë zyrës aq shpejt sa një langua! Shefi është personi që merr pagën e lartë dhe kështu që ai është personi që duhet të jetë i pari në punë dhe i fundit që largohet. Asistentët e marrin lehtë, vijnë në kohë, largohen në kohë dhe me pasazh të shpejtë, askush nuk mund të ankohet ose të vejë në dyshim etikën tuaj të punës.

You Might Also Like

Për herë të parë luajti lotari dhe burri fitoi një çmim të majmë

Zbuloni disa nga arsyet për të ngrënë luleshtrydhe sa më shpesh

Brukseli transformohet në galeri çokollatash: Mjeshtërit belgë ekspozojnë vezët gjigante para Pashkëve

Djali qan si të ishte fundi i botës, pastaj befasohet – kur pa një vajzë

Kolonia më e madhe e koraleve në botë zbulohet pranë brigjeve australiane nga nënë e bijë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kontrollojeni CV-në tuaj para se ta dërgoni, 4 këshilla
Next Article 70% e të punësuarve përjetojnë “burnout” në punë, këshilla si ta luftoni këtë problem

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?