By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Autostrada Thumanë-Kashar pritet të hapet më 30 qershor, parashikohet vendosja e pagesës për kalimin e mjeteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Autostrada Thumanë-Kashar pritet të hapet më 30 qershor, parashikohet vendosja e pagesës për kalimin e mjeteve
Shqipëri

Autostrada Thumanë-Kashar pritet të hapet më 30 qershor, parashikohet vendosja e pagesës për kalimin e mjeteve

admin
Last updated: 20/05/2024 08:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Autostrada e re Thumanë-Kashar është drejt përfundimit ku nga 21 kilometra në total, deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra.

Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët, sipas Shqiptarja.com.

Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.

You Might Also Like

Presidenti Begaj në Samitin e Kievit, takohet me Volodymyr Zelenskyn

Raporti i Reformës Territoriale prezantohet vetëm nga ekspertët e PS, opozita braktis komisonin

Mbrojtja e produkteve artizanale dhe industriale, Komisioni për Jashtëm miraton projektligjin e ri

Gara për numrin dy të PD/ Sajmir Korreshi sfidon Flamur Nokën

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027, Albana Koçiu: Gati të pozicionohemi si partner konkurrues

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article IBM do të shtojë qindra vende pune të lidhura me Inteligjencën Artificiale në Irlandë
Next Article I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?