By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”
Shqipëri

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

admin
Last updated: 01/06/2026 13:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Me rastin e 1 Qershorit, Avokati i Popullit hapi dyert për iniciativën qytetare “Nisma për fëmijët”, ku një grup prindërish, me autorizim nga KQZ, po mbledhin firma për të propozuar një ligj i cili garanton financimin e plotë nga shteti për kurimin e fëmijëve brenda ose jashtë vendit.

Komiteti Nismëtar mblodhi firmat e stafit të institucionit dhe mori mbështetjen e z. Endrit Shabani për të shtyrë më tej Kuvendin për miratimin e këtij ligji.

“Nuk ka asnjë shtet aq të varfër sa të mos garantojë shëndetin e tyre. Është e pajustifikueshme që ne ende në Shqipëri na duhet të ngremë ‘GoFundMe’ për të financuar trajtimin shëndetësor të fëmijëve shqiptarë, në një shtet ku ligjërisht shëndetësinë e ka falas, ku ka një angazhim kushtetues, një të drejtë kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, në veçanti fëmijëve. Unë refuzoj të pranoj që Shqipëria është aq e varfër sa na duhet të ngremë ‘GoFundMe’”, tha Avokati i Popullit.

Shabani njoftoi grupin nismëtar se Avokati i Popullit do t’i drejtohet Kuvendit duke kërkuar të realizohet një dëgjesë posaçërisht për këtë çështje.

“Ne të gjithë jemi në mbështetje institucionale të kësaj nisme. Ne do të ushtrojmë ato kompetenca kushtetuese që kemi për të kërkuar në Kuvend që të dëgjohemi vetëm për këtë çështje dhe sigurisht më pas për të monitoruar zbatimin e ligjit.  Unë e kam të vështirë të gjej kush do jetë ai deputet i Kuvendit të Shqipërisë që do votojë kundër apo do të injorojë një nismë që synon garantimin e shëndetit të fëmijëve shqiptarë”, tha Shabani.

Aktivistët Suela Koçibellinj dhe Ardit Konomi informuan se aktualisht kanë mbledhur rreth 17 mijë firma dhe bënë thirrje për mbështetje që gjatë javëve të mbetura të kalohet numri i kërkuar prej 20,000 nënshkrimesh.

Ata falënderuan Avokatin e Popullit dhe stafin për nënshkrimet dhe kërkuan mbështetje të mëtejshme për miratimin e nismës ligjore që asnjë fëmijë të mos ngelet pa mjekimin e nevojshëm për shkak të të ardhurave apo sistemit shëndetësor publik.

Komisionerja për të Drejtat e Fëmijëve, Alma Faskaj përgëzoi grupin e prindërve për iniciativën dhe garantoi se Avokati i Popullit dhe seksioni i posaçëm për fëmijët do të jetë krah tyre.

You Might Also Like

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

MSHMS lançon Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit
Next Article Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?