By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bajrami: Abdixhiku në takimin me presidenten jep detaje për qeveri gjithpërfshirëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bajrami: Abdixhiku në takimin me presidenten jep detaje për qeveri gjithpërfshirëse
Maqedoni

Bajrami: Abdixhiku në takimin me presidenten jep detaje për qeveri gjithpërfshirëse

admin
Last updated: 15/05/2025 11:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në takimin me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do ta shpalosë më në detaje idenë për një qeveri gjithëpërfshirëse, raporton Ekonomia Online.

“LDK do të marrë pjesë edhe një herë në këtë proces. Kësaj radhe, kryetari do ta prezantojë idenë më në detaje, me mundësinë për ta argumentuar, sepse ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë për momentin. Sa i përket afateve – nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave. Ne nuk kemi vendosur kushte dhe nuk kemi kërkuar dikastere. Thjesht, kemi argumentuar pse propozimi ynë është zgjidhja më e mirë e mundshme,” tha ajo.

Bajrami, ka deklaruar se Albulena Haxhiu nuk i ka votat e nevojshme për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Ajo shtoi se LDK ka refuzuar ofertën për një koalicion, duke ofruar në vend të saj një qeveri tranzicionale.

“Haxhiu nuk i ka votat. Nëse ata do të dëshironin me të vërtetë ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, brenda 24 orësh seanca mund të thirrej çdo 10 minuta. Do ta kishin provuar edhe me 47 deputetët e tjerë dhe, nëse vërtet askund nuk do ta kishin mbështetjen, atëherë do të mund të flisnim ndryshe. Ata dëshirojnë fillimisht ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit. Ne kemi pasur ftesë ende pa u konstituuar që të hyjmë në marrëveshje politike me ta. Nuk e dimë se cilat janë idetë e tjera. Ne kemi një ftesë për një koalicion, por i kemi thënë jo një oferte të tillë. Ajo që kemi ofruar ka qenë një qeveri tranzicionale”, ka thënë Bajrami.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi: Nuk ka arritur dorëheqja e Taravarit
Next Article 457 persona humbën jetën në aksidente trafiku nga viti 2020 deri në vitin 2023

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?