By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Maqedoni

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

admin
Last updated: 02/05/2024 08:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti se do të përpiqet ta kalojë Kodin Civil, ku përfshihen martesat në mes të gjinisë së njëjtë është provokuese.

Balje tha se Kurti foli edhe për fe, edhe pse ai thotë se jemi shtet laik.

“Për mua personalisht, ka qenë deklaratë provokuese, asnjë fe nuk e lejon këtë. Kryeministri ka fol për fe, kur fola unë, ai ka thënë se nuk ke të drejtë, sepse jemi shtet laik”, tha Balje në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Ajo tha se nuk do ta votojë Kodin Civil, nëse nuk hiqet neni për martesat në mes të gjinisë së njëjtë.

“S’mundem me pranu, ne kemi leju komunitetin LGBT pronare për kodin civil. Kur po flasim për kodin civil, po flasim për ta. Është ligji më i rëndësishëm në vend, është perfekt, pikën e dytë e konsideroj problematike. I kemi thënë qeverinë bëjeni një ligj të veçantë për LGBT. Hiqeni prej kodit civil, bëjeni një ligj të veçantë, ne e votojmë Kodin Civil”, tha ajo.

“Unë s’kam asgjë kundër tyre. Asnjë komunitet tjetër s’është specifiku si këta”, tha deputetja Balje.

Ndërsa, kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se neni për martesat mes gjinisë së njëjtë, duhet të hiqet nga projektligji i Kodit Civil.

Ai tha se i gjithë Kodi Civil është bërë peng i një paragrafi dhe se tentimi për ta miratuar atë nen është një agjendë popullsitë e pseudoliberale.

“Tërë ai kod civil është bërë peng i një paragrafi, kjo është një agjendë, pseudoliberale, majtiste e popullsitë. Po tentohet të shtyhet në Kuvend dhe e cila, nuk ka fuqi me kalu. Këtu është baza irrituese”, tha ai.

Sipas tij kalimi i këtij ligji nuk është kusht për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Kjo është agjendë politike nuk është kusht i demokracisë. Këshilli i Evropës është institucioni më i thirrur për të drejtat e njeriut, nëse aty nuk vendoset si kusht pse këtu”, tha ai.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Oriola Marashi e “ndezë” rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Next Article Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?